Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Kontrolli i bursës në iPhone

Përdorni aplikacionin Stocks për të ndjekur aktivitetin e tregut, për të parë gjendjen e aksioneve që ndiqni dhe për të marrë lajmet e fundit ekonomike.

Siri: Thoni diçka si: “How are the markets doing?” ose “How’s Apple stock today?” Mësoni si të pyesni Siri-n.

Menaxhimi i listës së vrojtimit

Shtoni aksionet që ndiqni në listën e monitorimit për të parë më shpejt çmimin, ndryshimet ditore të çmimit dhe përqindjes dhe vlerat e kapitalizimit të tregut.

Një listë shikimi që tregon një listë të aksioneve të ndryshme. Secili aksion në listë tregon, nga e majta në të djathtë, simbolin dhe emrin e aksionit, një grafik të ecurisë, çmimin e aksionit dhe ndryshimin e çmimit. Në krye të ekranit, mbi listën e shikimit, ndodhet fusha e kërkimit. Poshtë listës së shikimit ndodhen Business News. Rrëshqisni lart te Business News për të shfaqur artikujt.
  • Shtimi i një simboli te lista e vrojtimit: Në fushën e kërkimit mund të vendosni një simbol aksioni, emër kompanie, emër fondi apo indeksin. Në rezultatet e kërkimit, prekni simbolin që dëshironi të shtoni dhe më pas prkeni Add ose Add to Watchlist. Ose prekni butonin More, prekni Edit Watchlist dhe më pas ndiqni të njëjtat hapa.

  • Fshirja e një simboli: Rrëshqitni majtas te simboli në listën e monitorimit, pastaj prekni butonin Trash. Ose prekni butonin More, prekni Edit Watchlist, prekni butonin Delete pranë simbolit dhe më pas prekni butonin Trash.

  • Rirenditja e simboleve: Prekni dhe mbani një simbol në listën e monitorimit, pastaj zvarriteni në një pozicion të ri. Ose prekni butonin More, prekni Edit Watchlist, mbani të shtypur butonin Reorder dhe më pas zvarriteni simbolin në një pozicion të ri.

  • Shfaqni monedhën: Prekni butonin More dhe më pas prekni Show Currency për të shfaqur monedhën në të cilkën tregtohet ky simbol (iOS 15.2 ose versione të mëvonshme).

Shfaqja e grafikëve të aksioneve, hollësive dhe lajmeve

Prekni një simbol aksioni në listën e vrojtimit për të parë një grafik bashkëveprues, hollësi të mëtejshme dhe artikujt përkatës të lajmeve.

Në mes të ekranit një grafik tregon ecurinë e një aksioni gjatë një dite. Mbi grafik ndodhen butonat për të shfaqur ecurinë e aksionit sipas një dite, një jave, një muaji, tri muajsh, gjashtë muajsh, një viti, dy vjetësh apo pesë vjetësh. Poshtë grafikut ndodhen detajet e aksionit, si p.sh. çmimi fillestar, maksimumi, minimumi dhe tavani i tregut. Në fund të ekranit është një hsitori nga Apple News.
  • Shihni sjelljen e aksionit me kalimin e kohës: Prekni një opsion nga zgjedhjet e intervalit në krye të grafikut.

  • Shikimi i vlerës për një datë ose orë specifike: Prekni e mbani grafikun me një gisht.

  • Shikimi i diferencës në vlerë me kalimin e kohës: Prekni e mbani grafikun me dy gishta.

  • Për të parë më shumë detaje: Fshini të dhënat poshtë grafikut për të parë hollësi të tjera të aksioneve, si p.sh. maksimumi dhe minimumi 52-javor, Beta, EPS dhe volumi mesatar i shitblerjes.

  • Leximi i lajmeve: Rrëshqitni lart për të shikuar lajme të tjera, pastaj prekni te një histori.

Për t’u kthyer te lista juaj e vrojtimit, prekni butoni Dismiss Overlay.

Shfaqja e listës së vrojtimit përmes pajisjeve

Listën tuaj të vrojtimit mund ta shini në iPhone, iPad, iPod touch dhe Mac kur jeni të identifikuar me të njëjtën Apple ID.

Në iPhone, iPad dhe iPod touch, shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni Stocks.

Në kompjuterin tuaj Mac, zgjidhni menynë Apple  > System Preferences, më pas bëni një nga më poshtë:

  • macOS 10.15 ose versione të mëvonshme: Klikoni Apple ID, zgjidhni iCloud, më pas aktivizoni Stocks.

  • macOS 10.14 ose versione më të hershme: Zgjidhni iCloud, më pas aktivizoni Stocks.

Leximi i lajmeve të biznesit

Rrëshqitni lart te Business News ose Top Stories për të shikuar historitë që paraqesin lajmet aktuale që ndikojnë në treg. Historitë në lidhje me kompanitë në listën tuaj të monitorimit janë të grupuara sipas simbolit të teleshkruesit. Në shtetet ku është i disponueshëm aplikacioni Apple News, do të shikoni po ashtu histori të zgjedhura nga redaktorët e Apple News dhe histori nga Apple News+. (Përmbajtjet e Apple News dhe Apple News+ nuk janë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet.)

Shënim: Nëse prekni një histori të Apple News+ dhe nuk jeni një abonent i Apple News+, prekni butonin e abonentit ose të provës falas dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran. Për të mësuar më shumë për Apple News+, shikoni Abonimi tek Apple News+.

Një artikull nga Apple News. Në këndin lart majtas të ekranit ndodhet butoni Back për t'u kthyer tek aplikacioni Stocks dhe butoni Bookmarks. Në këndin lart djathtas janë butonat Text Size dhe More Actions. Në këndin e poshtëm djathtas janë butonat Previous dhe Next.

Prekni një artikull për ta lexuar. Kur shikoni një artikull, mund të keni opsionet e mëposhtme:

  • Kthehuni te furnizimi i lajmeve te Stocks: Prekni butonin Back ose Done në këndin lart majtas.

  • Shikoni më shumë histori nga publikimi në Apple News: Prekni logon e botuesit në krye të ekranit.

  • Ruani historinë në Apple News: Prekni butonin Bookmark në këndin lart majtas.

    Shënim: Për të ruajtur historitë në Apple News, sigurohuni që të identifikoheni me Apple ID, pastaj shkoni te Settings > [emri juaj]> iCloud, më pas aktivizoni News.

  • Ndryshimi i madhësisë së tekstit: Prekni butonin Text Resize në këndin lart djathtas dhe më pas prekni shkronjën e vogël apo të madhe për të ndryshuar madhësinë e tekstit në histori.

  • Ndani historinë: Prekni butonin More Actions në këndin lart djathtas dhe më pas prekni Share Story dhe më pas zgjidhni një opsion të ndarjes, si p.sh. Messages ose Mail.

Artikujt nga botimet që keni bllokuar në Apple News nuk shfaqen në buletinin e lajmeve. Shikoni Shikimi i artikujve të lajmeve të zgjedhura posaçërisht për ju në iPhone.

Luajtja e historive me audio

Disa histori lajmesh përfshijnë një version audio që mund ta dëgjoni në aplikacionin Stocks ose që mund ta dëgjoni më vonë tek aplikacioni News (iOS 15.4; nuk është i disponueshëm në të gjitha shtetet ose rajonet).

  1. Për të dëgjuar versionin audio të një historie, prekni Play Now. Ose prekni historinë për ta lexuar atë dhe më pas të prekni Play Now në krye të historisë.

  2. Përdorni miniluajtësin në fund të ekranit për ta vendosur në pauzë historinë ose për t'u kthyer prapa 15 sekonda. Për ta hapur luajtësin në ekranin e plotë, prekni miniluajtësin.

  3. Për t'u kthyer te luajtësi i vogël, rrëshqitni poshtë për ta minimizuar luajtësin në ekranin e plotë.

  4. Për ta mbyllur miniluajtësin, mbani të shtypur luajtësin dhe më pas prekni Close Audio Player.

Nëse abonoheni tek Apple News+, mund të shtoni një histori audio nga aplikacioni Stocks te radha Up Next te News.

  • Shtoni nga furnizimi i lajmeve i Stocks: Prekni dhe mbani shtypur historinë, prekni Play Later in News dhe më pas zgjidhni Play Next ose Play Last.

  • Shtoni nga historia: Hapni historinë dhe më pas mbani shtypur Play Now në krye të historisë. Prekni Play Later te News dhe më pas zgjidhni Play Next ose Play Last.

Shënim: Për të shtuar historitë te News, sigurohuni që të identifikoheni me Apple ID, pastaj shkoni te Settings > [emri juaj]> iCloud dhe aktivizoni News.

Shtimi i miniaplikacionit Stocks te Home Screen në iPhone

Përdorni miniaplikacionin Stocks për të kontrolluar aksionet në çast në Home Screen në iPhone. Zgjidhni Watchlist për të monitoruar disa simbole nga lista e shikimit në Home Screen ose Symbol për të monitoruar rendimentin e një simboli të vetëm. Shikoni Shtimi i miniaplikacionit te Home Screen.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.