Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Mbledhja automatike e të dhënave te Health në iPhone

Aplikacioni Health mbledh automatikisht disa lloje të të dhënave shëndetësore, si p.sh. hapat e përditshëm dhe nivelet e audios së kufjeve. Kur përdorni një aplikacion ose pajisje të përputhshme (shitet veçmas), mund ta lejoni atë që t'i ndajë të dhënat e mbledhura me aplikacionin Health.

Një ekran Summary që shfaq Cycle Tracking dhe Steps nën Favorites dhe Resting Heart Rate te Trends.

Shënim: Mund të futni po ashtu në mënyrë manuale të dhëna për matjet trupore, simptomat, informacionet e ciklit menstrual etj. Shikoni Shtimi manual i të dhënave te Health në iPhone.

Të dhënat shëndetësore të mbledhura nga iPhone

iPhone regjistron, analizon dhe ruan automatikisht të dhëna të vlefshme shëndetësore, duke përfshirë si më poshtë:

  • Hapat, shkallët dhe të dhëna të tjera të ecjes në këmbë: Sensorët e integruar në iPhone regjistrojnë numrin e hapave që bëni, numrin e shkallëve që ngjitni, shpejtësinë e ecjes etj. Mund të shfletoni pikat kryesore, tendencat dhe detajet në lidhje me këto të dhëna në kategorinë Activity te Health.

    Të dhënat për hapat, duke përfshirë një mesatare ditore dhe informacionet e tendencave për katër javë.
  • Të dhënat e lëvizjes: iPhone regjistron metrika të rëndësishme të lëvizjes si p.sh. asimetria e hapave, koha e mbështetjes në dy këmbë etj. Me kalimin e kohës, kur ecni me telefonin tuaj iPhone në xhep ose e mbani në mes, këto metrika përdoren për të llogaritur dhe regjistruar qëndrueshmërinë e ecjes suaj. Mund t'i shfletoni këto të dhëna në kategorinë Mobility. Mund të merrni po ashtu një njoftim dhe ta ndani njoftimin me të tjerët nëse qëndrueshmëria bie në një nivel aq të ulët sa t'ju vërë në një rrezik më të lartë për rrëzime në 12 muajt e ardhshëm.

  • Nivelet e audios së kufjeve: Nivelet e audios nga AirPods, EarPods ose kufje të tjera të përputhshme mblidhen automatikisht në Health. Mund t'i rishikoni këto të dhëna në kategorinë Hearing për t'ju ndihmuar të kuptoni zakonet tuaja të dëgjimit me kufje.

  • Historia e gjumit: Nëse konfiguroni një orar gjumi në Health, iPhone regjistron automatikisht periudhat kur jeni shtrirë në shtrat me qëllimin për të fjetur. Mund t'i rishikoni këto të dhëna në kategorinë Sleep për t'ju ndihmuar të realizoni objektivat tuaj të gjumit.

  • Të dhënat shëndetësore nga ofruesit e kujdesit shëndetësor: Mund të caktoni shkarkime të sigurta dhe automatike të të dhënave shëndetësorë në lidhje me alergjitë, problemet, ilaçet etj. nga organizatat shëndetësore të mbështetura (jo të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet). Mund t'i shfletoni këto të dhëna te Health.

Të dhënat shëndetësore të mbledhura nga Apple Watch

Pasi të çiftoni iPhone me Apple Watch (shitet më vete), një matje periodike e pulsit tuaj dërgohet automatikisht nga Apple Watch te Health, ku mund të shfletoni të theksuarat, tendencat dhe detajet në kategorinë Heart. Mund ta konfiguroni po ashtu Apple Watch që të dërgojë informacione shtesë te Health, duke përfshirë si më poshtë:

  • Minutat e ushtrimeve dhe metrika të tjera të aktivitetit. Mund t'i shikoni këto metrika në kategorinë Activity te Health në iPhone.

  • Njoftimet për nivelet e larta të rrahjeve të zemrës, nivelet e ulëta të fitnesit kardiak (watchOS 7.2 ose një version i mëvonshëm), si dhe ritmet e çrregullta të zemrës (nuk janë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet). Mund t'i shikoni detajet për këto njoftime te kategoria Heart.

  • Nivelet e zhurmës së mjedisit dhe njoftimet për tingujt e lartë. Mund të shikoni detajet për zhurmën në mjedis në kategorinë Hearing.

  • Një histori e rrëzimeve të forta (Apple Watch SE, Apple Watch Series 4 dhe versione të mëvonshme). Në kategorinë Other Data, mund të shikoni detajet për numrin e rrëzimeve.

Për të mësuar më shumë për mbledhjen e të dhënave të shëndetit nga Apple Watch, shikoni Monitorimi i informacioneve të rëndësishme të shëndetit, Matja e niveleve të zhurmës dhe Menaxhimi i zbulimit të rrëzimit në Manualin e përdorimit të Apple Watch.

Të dhënat shëndetësore të mbledhura nga aplikacionet dhe pajisjet e tjera

Kur konfiguroni aplikacionet për shëndetin dhe fitnesin që shkarkoni nga App Store, ndiqni udhëzimet e tyre në ekran për t'i lejuar ato të ndajnë të dhëna me aplikacionin Health.

Për të mbledhur të dhëna nga pajisjet si p.sh. monitorët e presionit të gjakut dhe peshoret (shiten veçmas), ndiqni udhëzimet e tyre të konfigurimit. Pajisjet Bluetooth duhet të çiftohen me iPhone.

Shënim: Mund t'i ndryshoni lejet për të dhënat shëndetësore për aplikacionet dhe pajisjet në çdo kohë.

iPhone dhe Apple Watch nuk janë pajisje mjekësore. Shikoni Informacione të rëndësishme për sigurinë për iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.