Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shikimi i muzikës së rekomanduar në iPhone

Në aplikacionin Music , Listen Now ju ndihmon të luani dhe të zbuloni albumet tuaja të preferuara, listat e këngëve, intervista dhe përzierje personale, në bazë të shijeve tuaja.

Shënim: Jo të gjitha veçoritë janë të disponueshme në Apple Music Voice Plan. Për më shumë informacione, shikoni artikullin Rreth Apple Music Voice të Apple Support.

Ekrani Listen Now shfaq një buton profili në krye djathtas. Lista e këngëve Top Picks shfaqet më poshtë. Nën Top Picks është seksioni Recently Played, ku shfaqen dy albume.

Zgjedhja e zhanreve dhe artistëve të preferuar

Kur prekni në fillim Listen Now, ju kërkohet t'i tregoni Apple Music rreth preferencave tuaja muzikore. Apple Music i përdor këto preferenca kur rekomandon muzikë.

  1. Prekni zhanret që pëlqeni (prekni dy herë ato që ju pëlqejnë dhe prekni e mbani ato që nuk ju interesojnë).

  2. Prekni Next, pastaj veproni njësoj me artistët që shfaqen.

Për të shtuar një artist specifik që nuk është në listë, prekni Add an Artist, pastaj vendosni emrin e artistit.

Luajtja e muzikës

  1. Prekni Listen Now, pastaj prekni një listë këngësh ose një album.

  2. Prekni Play ose prekni Shuffle për të përzier listën e këngëve ose albumin.

Ju gjithashtu mund të prekni e mbani një listë këngësh ose album, pastaj prekni Play.

Luajtja e këngëve nga katalogu i një artisti

Shkoni te faqja e një artisti dhe më pas prekni butonin Play pranë emrit të artistit.

Aplikacioni Music luan këngë nga i gjithë katalogu i artistit, duke përzierë sukseset dhe këngët e padëgjuara.

Për t'i treguar Apple Music se çfarë ju pëlqen

Kryeni një nga më poshtë:

  • Prekni e mbani një album, listë këngësh ose këngë, pastaj prekni Love ose Suggest Less Like This.

  • Në ekranin Now Playing, prekni butoni More, pastaj prekni Love ose Suggest Less Like This.

Tregojini Apple Music çfarë ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen dhe ai do të përmirësojë rekomandimet për të ardhmen.

Vlerësimi i muzikës në bibliotekën tuaj

  1. Shkoni te Settings > Music.

  2. Aktivizoni Show Star Ratings.

  3. Te Music, prekni e mbani një këngë në bibliotekën tuaj, prekni Rate Song, pastaj zgjidhni një vlerësim nga një deri në pesë yje.

Vlerësimet e këngëve sinkronizohen në të gjitha pajisjet që përdorin të njëjtën Apple ID.

Ky opsion shfaqet vetëm nëse keni vlerësime me yll nga një mediatekë e sinkronizuar në pajisjen tuaj.

Për t’i treguar Apple Music që të shpërfillë zakonet tuaja të dëgjimit

Nëse nuk dëshironi që ndjekësit tuaj në Apple Music të shikojnë muzikën që luani, ndiqni këta hapa.

  1. Shkoni te Settings > Music.

  2. Çaktivizoni Use Listening History.

Çaktivizimi i historisë së dëgjimit ka ndikim te rekomandimet e reja muzikore dhe përmbajtja e listave të këngëve Replay.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.