Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Regjistrimi i videove me kamerën e iPhone

Përdorni Camera për të regjistruar video si dhe video të QuickTake në iPhone. Mësoni se si të ndrsyhoni modalitetet për të nxjerrë video Cinematic, me lëvizje të ngadaltë dhe me zhvendosje në kohë.

Shënim: Për privatësinë tuaj, në këndin lart djathtas në ekran shfaqet një pikë jeshile kur Camera është në përdorim. Shikoni Kontrolli i aksesit te funksionet e harduerit në iPhone.

Regjistrimi i një videoje

  1. Hapni Camera dhe më pas zgjidhni modalitetin Video.

  2. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur regjistrimin. Gjatë regjistrimit mund të bëni sa më poshtë:

    • Shtypni butonin e bardhë Shutter për të shkrepur një foto statike.

    • Bashkoni gishtat në ekran për të zmadhuar dhe zvogëluar.

    • Për një zmadhim më të përpiktë në modelet me sisteme kamere Dual dhe Triple prekni e mbani 1x, pastaj tërhiqni niveluesin për majtas.

  3. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të ndaluar regjistrimin.

Si parazgjedhje, regjistrimet video bëhen me 30 fps (kuadro në sekondë). Në varësi të modelit tuaj, mund të zgjidhni shpejtësi kuadrosh dhe cilësime të tjera rezolucioni videoje te Settings > Camera > Record Video. Shpejtësitë më të larta të kuadrove dhe rezolucioni më i lartë krijojnë skedarë më të mëdhenj të videove.

Regjistrimi i një videoje QuickTake

Në iPhone XS, iPhone XR dhe versione të mëvonshme mund të regjistroni një video QuickTake. Një video QuickTake është një video që e regjistroni në modalitetin Photo. Kur regjistroni një video QuickTake, mund ta zhvendosni butonin Record në pozicionin e kyçur dhe të vazhdoni të nxirrni fotografi.

  1. Hapni Camera në modalitetin Photo dhe më pas mbani shtypur butonin Shutter për të nisur regjistrimin e një videoje QuickTake.

  2. Rrëshqiteni butonin Shutter për djathtas dhe lëreni të lirë mbi dry për regjistrim pa komandim me duar.

    • Poshtë kuadrit shfaqen të dy butonat Record dhe Shutter - prekni butonin Shutter për të nxjerrë një fotografi gjatë regjistrimit.

    • Rrëshqitni shpejt lart për të zmadhuar subjektin, ose nëse regjistroni pa duar, mund të largoni gishtin mbi ekran për ta zmadhuar.

  3. Prekni butonin Record për të ndaluar regjistrimin.

    Ekrani për Camera në modalitetin Photo. Subjekti mbush mesin e ekranit, brenda kuadrit të kamerës. Në fund të ekranit, butoni Shutter lëviz djathtas, duke treguar lëvizjen e nisjes së një videoje QuickTake. Kohëmatësi i videos ndodhet në krye të ekranit.

    Këshillë: Mbani të shtypur butonin e rritjes ose të uljes së volumit për të filluar të regjistroni një video QuickTake në modalitetin Photo.

Prekni miniaturën për të parë videon QuickTake në aplikacionin Photos.

Regjistrimi në modalitetin Cinematic

Modaliteti Cinematic zbaton një efekt të thellësisë së fushës që e mban subjektin e videos suaj të qartë ndërkohë që krijon një sfond dhe plan të parë të mjegulluar bukur. iPhone e identifikon automatikisht subjektin e videos dhe e mban atë në fokus gjatë të gjithë regjistrimit; nëse identifikohet një subjekt i ri, iPhone e lëviz automatikisht pikën e fokusit. Mund ta rregulloni po asht në mënyrë manuale pikën e fokusit ndërkohë që regjistroni, ose mund ta ndryshoni më vonë tek aplikacioni Photos. Modaliteti Cinematic është i disponueshëm në të gjitha modelet e iPhone 13.

  1. Hapni Camera dhe më pas zgjidhni modalitetin Cinematic.

    Në iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max, mund të prekni 1x para regjistrimit për ta zmadhuar.

    Për të rregulluar efektin e thellësisë së fushës, prekni butonin Depth Adjustment dhe më pas zvarriteni rrëshqitësin majtas ose djathtas para regjistrimit.

  2. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur regjistrimin.

    • Një kornizë e verdhë në ekran tregon se personi është në fokus; një kornizë gri tregon se personi është zbuluar, por nuk është në fokus. Prekni kutinë gri për të ndryshuar fokusin; prekeni përsëri për ta kyçur fokusin në atë person.

    • Nëse nuk ka një person në video, prekni diku në ekran për të caktuar pikën e fokusit.

    • Prekni dhe mbani të shtypur ekranin për ta kyçur fokusin në një distancë të vetme.

  3. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të ndaluar regjistrimin.

Pasi të regjistroni një video në modalitetin Cinematic, mund ta hiqni ose ta ndryshoni efektin. Shikoni Modifikoni videot në modalitetin Cinematic në iPhone.

Regjistrimi i një videoje me lëvizje të ngadalta

Kur regjistroni një video në modalitet Slo-mo videoja regjistron si normalisht dhe efektin e ngadalësimit mund ta shihni vetëm kur ta luani. Videon mund dhe ta modifikoni në mënyrë që aksioni i ngadalësuar të fillojë dhe të ndalojë në një moment specifik.

  1. Hapni Camera dhe më pas zgjidhni modalitetin Slo-mo.

    Në modelet e iPhone 11, iPhone 12 dhe iPhone 13, mund të prekni butonin Camera Chooser Back-Facing për të regjistruar në modalitetin Slo-mo me kamerën e përparme.

  2. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur regjistrimin.

    Mund të prekni butonin Shutter për të nxjerrë një fotografi kur regjistroni.

  3. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të ndaluar regjistrimin.

Për të caktuar një pjesë të videos në regjim luajtjeje të ngadaltë dhe pjesën tjetër në shpejtësi normale, prekni miniaturën e videos, pastaj prekni Edit. Rrëshqitni shiritat vertikalë poshtë pamjes kuadër për të përcaktuar pjesën që dëshironi të luani sërish në lëvizje të ngadalta.

Në varësi të modelit tuaj, mund të ndryshoni shpejtësinë dhe rezolucionin e kuadrove me lëvizje të ngadaltë. Për të ndryshuar cilësimet e regjistrimit me lëvizje të ngadaltë, shkoni te Settings  > Camera > Record Slo-mo.

Këshillë: Përdorni çelësat e ndryshimit të shpejtë për të rregulluar rezolucionin e videos dhe shpejtësinë e kuadrove ndërkohë që regjistroni. Shikoni Përdorimi i opsioneve të ndërrimeve të shpejta për të ndryshuar rezolucionin e videos dhe shpejtësinë e kuadrove.

Regjistrimi i një videoje m zhvendosje në kohë

Shkrepja e regjistrimeve në intervale të zgjedhura për të krijuar një videointerval të një përvoje gjatë një kohe të caktuar - si p.sh. perëndimin e diellit apo rrjedhën e trafikut.

  1. Hapni Camera dhe më pas zgjidhni modalitetin Time-lapse.

  2. Konfigurojeni iPhone aty ku dëshironi të shkrepni një skenë në lëvizje.

  3. Prekni sërish butonin Record për të nisur regjistrimin; prekeni sërish për të ndaluar regjistrimin.

Këshillë: Në modelet e iPhone 12 dhe modelet e mëvonshme, përdorni një trekëmbësh për të regjistruar video me zhvendosje në kohë kur regjistroni në situata me ndriçim të ulët.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.