Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Regjistrimi i videove me kamerën e iPhone

Përdorni Camera që të filmoni me kamerë në iPhone dhe ndryshoni regjimet për të regjistruar video me lëvizje të ngadalta dhe me intervale kohe.

Regjistrimi i një videoje

  1. Zgjidhni regjimin Video.

  2. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur regjistrimin. Gjatë regjistrimit mund të bëni sa më poshtë:

    • Shtypni butonin e bardhë Shutter për të shkrepur një foto statike.

    • Bashkoni gishtat në ekran për të zmadhuar dhe zvogëluar. Në iPhone X e lart, iPhone 8 Plus dhe iPhone 7 Plus, ndryshoni mes butonit të zmadhimit 1x dhe butonit të zmadhimit 2x për të zmadhuar dhe zvogëluar, ose përdorni diskun për të zmadhuar deri në 6-fish.

  3. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të ndaluar regjistrimin.

Si vlerë bazë, regjistrimet video bëhen me 30 fps (kuadro në sekondë). Në varësi të modelit tuaj, mund të zgjidhni shpejtësi kuadrosh dhe cilësime të tjera rezolucioni videoje te Settings > Camera > Record Video. Sa më e shpejtë shpejtësia e kuadrove dhe sa më i lartë rezolucioni, aq më e madhe do të jetë skedari vijues i videos.

modele me regjistrim në stereo, iPhone jua regjistron videot në stereo si standard. Për ta çaktivizuar regjistrimin në stereo, shkoni te Settings > Camera, pastaj çaktivizoni Record Stereo Sound.

Regjistrimi i një videoje me lëvizje të ngadalta

  1. Zgjidhni regjimin Slo-mo.

  2. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur e ndaluar regjistrimin.

    Për të shkrepur një foto statike gjatë regjistrimit, shtypni butonin e bardhë Shutter.

    Për të caktuar një pjesë të videos në regjim luajtjeje të ngadaltë dhe pjesën tjetër në shpejtësi normale, prekni miniaturën e videos, pastaj prekni Edit. Rrëshqitni shiritat vertikalë poshtë pamjes kuadër për të përcaktuar pjesën që dëshironi të luani sërish në lëvizje të ngadalta.

Në varësi të modelit tuaj, mund të ndryshoni shpejtësinë dhe rezolucionin e kuadrove. Sa më e shpejtë shpejtësia e kuadrove dhe sa më i lartë rezolucioni, aq më e madhe do të jetë skedari vijues i videos.

Për të ndryshuar cilësimet e regjistrimit të Slo-mo, shkoni te Settings > Camera > Record Slo-mo.

Regjistrimi i videove me intervale kohe

  1. Zgjidhni regjimin Time-lapse.

  2. Konfiguroni iPhone ku doni që të shkrepni një perëndim dielli, qarkullim trafiku ose përvojë tjetër gjatë një periudhe kohe.

  3. Prekni sërish butonin Record për të nisur regjistrimin; prekeni sërish për të ndaluar regjistrimin.

modelet e mbështetura, mund të ndërroni midis butonit të zmadhimit 1-fish dhe butonit të zmadhimit 2-fish për të zmadhuar e zvogëluar pamjen.

modelet që mbështesin Auto Low Light FPS, kur shkrepni video me intervale në 1080p, 30 fps, në kushte ndriçimi të ulët, iPhone mund ta ulë automatikisht shpeshtësinë e kuadrove në 24 fps për të përmirësuar cilësinë e videos. Shkoni te Settings  > Camera > Record Video, pastaj aktivizoni Auto Low Light FPS.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.