Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Regjistrimi i videove me kamerën e iPhone

Përdorni Camera për të regjistruar video si dhe video të QuickTake në iPhone. Mësoni se si të ndrsyhoni modalitetet për të nxjerrë video Cinematic, me lëvizje të ngadaltë dhe me zhvendosje në kohë.

Shënim: Regjistrimi i videove nuk ofrohet gjatë një telefonate ose telefonate në FaceTime.

Regjistrimi i një videoje

  1. Hapni Camera, pastaj zgjidhni modalitetin Video (shih Ndërrimi i modaliteteve të kamerës).

  2. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur regjistrimin. Gjatë regjistrimit mund të bëni sa më poshtë:

    • Shtypni butonin e bardhë Shutter për të nxjerrë një fotografi statike.

    • Bashkoni gishtat në ekran për të zmadhuar dhe zvogëluar.

    • Për një zmadhim më të saktë, prekni dhe mbani shtypur 1x, më pas zvarritni butonin rrëshqitës (në modelet e mbështetura).

  3. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të ndaluar regjistrimin.

Shënim: Për privatësinë tuaj, në krye të ekranit shfaqet një pikë jeshile kur Camera është në përdorim. Shikoni Kontrolli i aksesit te funksionet e harduerit në iPhone.

Regjistroni video HD ose 4K

Në varësi të modelit të telefonit tuaj iPhone, mund të regjistroni video në formate me cilësi të lartë, si HD, 4K, HD (PAL) dhe 4K (PAL).

  1. Shkoni te Settings > Camera, pastaj prekni Record Video.

  2. Zgjidhni nga lista e formateve të videove dhe shpejtësive të kuadrove që mbështet telefoni juaj iPhone.

    Shënim: Shpejtësitë më të larta të kuadrove dhe rezolucioni më i lartë krijojnë skedarë më të mëdhenj të videove.

Shënim: PAL është një format video televizive që përdoret në shumë vende dhe rajone në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

Përdorimi i modalitetit Action

Në modelet e iPhone 14 dhe iPhone 15, modaliteti Action siguron stabilizim të përmirësuar gjatë regjistrimit në modalitetin Video. Prekni butonin Action Mode Off në krye të ekranit për të aktivizuar modalitetin Action dhe butonin Action Mode On për ta çaktivizuar.

Telefoni IPhone është kthyer horizontalisht. Camera është hapur dhe në modalitetin Video. Në kuadrin e kamerës, një person është duke vrapuar. Butoni Flash ndodhet në këndin e poshtëm majtas të ekranit. Butoni Camera Controls ndodhet në qendër majtas të ekranit. Në këndin e sipërm majtas ka çelësa të shpejtë për të ndërruar rezolucionin e videos dhe shpejtësinë e kuadrove. Butoni Action në këndin e sipërm majtas është i aktivizuar. Në anën e djathtë janë, nga lart poshtë, butoni Camera Chooser Back-Facing, butoni Record dhe butoni Photo and Video Viewer. Brenda inkuadruesit, një person është duke vrapuar.

Shënim: Modaliteti Actiob funksionon më mirë në kushte me ndriçim. Nëse dëshironi të përdorni modalitetin Action në kushtet e ndriçimit të ulët, shkoni te Settings  > Camera, prekni Record Video dhe më pas aktivizoni Action Mode Lower Light. Modaliteti Action ka një rezolucion maksimal regjistrimi prej 2.8K.

Regjistrimi i një videoje QuickTake

Një video QuickTake është një video që e regjistroni në modalitetin Photo. Kur regjistroni një video QuickTake, mund ta zhvendosni butonin Record në pozicionin e kyçur dhe të vazhdoni të nxirrni fotografi.

  1. Hapni Camera, pastaj prekni dhe mbani butonin Shutter për të filluar regjistrimin e një videoje QuickTake.

  2. Rrëshqiteni butonin Shutter për djathtas dhe lëreni të lirë mbi dry për regjistrim pa komandim me duar.

    • Poshtë kuadrit shfaqen të dy butonat Record dhe Shutter - prekni butonin Shutter për të nxjerrë një fotografi gjatë regjistrimit.

    • Rrëshqitni shpejt lart për të zmadhuar subjektin, ose nëse regjistroni pa duar, mund të largoni gishtin mbi ekran për ta zmadhuar.

  3. Prekni butonin Record për të ndaluar regjistrimin.

    Ekrani për Camera në modalitetin Photo. Subjekti mbush mesin e ekranit, brenda kuadrit të kamerës. Në fund të ekranit, butoni Shutter lëviz djathtas, duke treguar lëvizjen e nisjes së një videoje QuickTake. Kohëmatësi i videos ndodhet në krye të ekranit.

    Këshillë: Mbani të shtypur butonin e rritjes ose të uljes së volumit për të filluar të regjistroni një video QuickTake në modalitetin Photo.

Prekni miniaturën për të parë videon QuickTake në aplikacionin Photos.

Regjistrimi i një videoje me lëvizje të ngadalta

Kur regjistroni një video në modalitet Slo-mo videoja regjistron si normalisht dhe efektin e ngadalësimit mund ta shihni vetëm kur ta luani. Videon mund dhe ta modifikoni në mënyrë që aksioni i ngadalësuar të fillojë dhe të ndalojë në një moment specifik.

  1. Hapni Camera dhe më pas zgjidhni modalitetin Slo-mo.

    Në modelet e iPhone 11, iPhone 12, iPhone 13, iPhone 14 dhe iPhone 15, mund të prekni butonin Camera Chooser Back-Facing për të regjistruar në modalitetin Slo-mo me kamerën e përparme.

  2. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur regjistrimin.

    Mund të prekni butonin Shutter për të nxjerrë një fotografi kur regjistroni.

  3. Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të ndaluar regjistrimin.

Për të caktuar një pjesë të videos në regjim luajtjeje të ngadaltë dhe pjesën tjetër në shpejtësi normale, prekni miniaturën e videos, pastaj prekni Edit. Rrëshqitni shiritat vertikalë poshtë pamjes kuadër për të përcaktuar pjesën që dëshironi të luani sërish në lëvizje të ngadalta.

Në varësi të modelit tuaj, mund të ndryshoni shpejtësinë dhe rezolucionin e kuadrove me lëvizje të ngadaltë. Për të ndryshuar cilësimet e regjistrimit me lëvizje të ngadalta, shkoni te Settings  > Camera, pastaj prekni Record Slo-mo.

Këshillë: Përdorni çelësat e ndryshimit të shpejtë për të rregulluar rezolucionin e videos dhe shpejtësinë e kuadrove ndërkohë që regjistroni. Shikoni Përdorimi i opsioneve të ndërrimeve të shpejta për të ndryshuar rezolucionin e videos dhe shpejtësinë e kuadrove.

Regjistrimi i një videoje m zhvendosje në kohë

Shkrepja e regjistrimeve në intervale të zgjedhura për të krijuar një videointerval të një përvoje gjatë një kohe të caktuar - si p.sh. perëndimin e diellit apo rrjedhën e trafikut.

  1. Hapni Camera dhe më pas zgjidhni modalitetin Time-lapse.

  2. Konfigurojeni iPhone aty ku dëshironi të shkrepni një skenë në lëvizje.

  3. Prekni sërish butonin Record për të nisur regjistrimin; prekeni sërish për të ndaluar regjistrimin.

Këshillë: Në modelet e iPhone 12 dhe modelet e mëvonshme, përdorni një trekëmbësh për të regjistruar video me zhvendosje në kohë kur regjistroni në situata me ndriçim të ulët.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.