Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Lejoni ose vendosni në heshtje njoftimet për një Focus në iPhone

Kur konfiguroni një Focus, mund të zgjidhni personat dhe aplikacionet nga të cilat dëshironi të merrni njoftime duke i vendosur në heshtje ose duke i lejuar. Për shembull, konfiguroni një Work Focus dhe lejoni vetëm njoftimet nga kolegët tuaj dhe aplikacionet që përdorni për punë.

Vendosni në heshtje ose lejoni njoftimet nga persona të caktuar gjatë një Focus

  1. Shkoni te Settings  > Focus dhe më pas zgjidhni një Focus, p.sh. Do Not Disturb, Personal, Sleep ose Work.

  2. Prekni People (ose prekni Choose People) dhe më pas bëni një nga sa vijon:

    • Lejoni persona specifikë: Prekni Allow Notifications From, prekni butonin Add People dhe më pas zgjidhni nga kontaktet tuaja.

      Mund të aktivizoni gjithashtu opsionet për të lejuar telefonatat nga grupe të caktuara njerëzish dhe për të lejuar telefonata të përsëritura (dy ose më shumë telefonata nga i njëjti person brenda 3 minutave).

    • Vendosni në heshtje persona specifikë: Prekni Silence Notifications From, prekni butonin Add People dhe më pas zgjidhni nga kontaktet tuaja.

      Mund të aktivizoni gjithashtu Allow Calls From Silenced People.

Shënim: Pavarësisht nga cilësimet tuaja të Focus, mund të lejoni që të merren telefonatat nga kontaktet tuaja të urgjencës. Shikoni Lejimi i telefonatave nga kontaktet e urgjencës kur njoftimet janë vendosur në heshtje më poshtë.

Vendosni në heshtje ose lejoni njoftimet nga aplikacione specifike gjatë një Focus

  1. Shkoni te Settings  > Focus dhe më pas zgjidhni një Focus, p.sh. Do Not Disturb, Personal, Sleep ose Work.

  2. Prekni Apps (ose prekni Choose Apps) dhe më pas bëni një nga sa vijon:

    • Lejoni aplikacione specifike: Prekni Allow Notifications From, prekni butonin Add Apps dhe më pas zgjidhni aplikacionet.

    • Vendosni në heshtje aplikacione specifike: Prekni Silence Notifications From, prekni butonin Add Apps dhe më pas zgjidhni aplikacionet.

    Shënim: Mund t'i lejoni ose t'i vendosni në heshtje njoftimet nga aplikacione specifike uebi që keni shtuar në Home Screen. (Shikoni Marrja e njoftimeve Web Push nga aplikacionet e uebit.)

Mund të aktivizoni gjithashtu Time Sensitive Notifications, gjë që lejon të gjitha aplikacionet të dërgojnë menjëherë njoftime e rëndësishme në aspektin kohor.

Ndani statusin tuaj të Focus

Kur përdorni një Focus, ai kufizon njoftimet që merrni nga njerëzit dhe aplikacionet. Kur dikush jashtë njoftimeve të lejuara përpiqet t'ju kontaktojë, statusi juaj i Focus shfaqet te Messages dhe aplikaiconet e tjera që iu jepni leje, kështu që ata do ta mësojnë se jeni të zënë.

Kur i jepni një aplikacioni leje për të ndarë statusin tuaj të Focus, të tjerët mund të shikojnë që njoftimet i keni vendosur në heshtje, por jo emrin e Focus që keni aktivizuar. Këto informacione ndahen vetëm kur e keni të aktivizuar një Focus dhe pasi i jepni leje aplikacionit.

  1. Shkoni te Settings > Focus > Focus Status.

  2. Aktivizoni Share Focus Status dhe më pas zgjidhni opsionet e Focus që dëshironi të ndani.

Lejimi i telefonatave nga kontaktet e urgjencës kur njoftimet janë vendosur në heshtje

Mund të lejoni që të merrni tingujt dhe dridhjet nga kontaktet e urgjencës edhe kur iPhone ose njoftimet tuaja janë në heshtje.

  1. Hapni Contacts .

  2. Zgjidhni një kontakt, pastaj prekni Edit.

  3. Prekni Ringtone ose Text Tone, pastaj aktivizoni Emergency Bypass.

    Ose konfiguroni Medical ID dhe identifikoni një kontakt emergjence.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.