Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Mbroni shikimin tuaj me Screen Distance në iPhone.

Shikimi i një pajisjeje (ose libri) tepër afër për kohë të gjatë mund të rritë rrezikun e miopisë për përdoruesit e rinj në moshë dhe të shkaktojë lodhje të syve për përdoruesit e të gjitha moshave. Veçoria Screen Distance në Screen Time përdor kamerën TrueDepth (në modelet e mbështetura) për të dalluar kur e mbani iPhone më afër se 12 inç për kohë të gjatë, dhe ju nxit që ta largoni më tej.

Screen Distance mund t’i kujtojë përdoruesit në moshë të re që të zhvillojnë zakone të shëndetshme që mund të ulin rrezikun e miopisë. Kjo u jep përdoruesve të rritur mundësinë që të pakësojnë lodhjen digjitale të syve.

Shënim: Si standard, Screen Distance është e aktivizuar për fëmijët nën moshën 13 vjeç në një grup Family Sharing.

Aktivizoni Screen Distance

  1. Shkoni te Settings  > Screen Time.

  2. Prekni Screen Distance dhe më pas aktivizoni Screen Distance.

Kur e mbani ekranin shumë afër fytyrës për kohë të gjatë, Screen Distance e mbulon ekranin me një lajmërim, duke mos ju lejuar që të vazhdoni. Kur e largoni iPhone më shumë se 12 inç larg, muns të prekni Continue për të vazhduar përdorimin.

Një paralajmërim në ekran se po e mbani telefonin iPhone shumë afër dhe se duhet ta largoni atë më larg për të mbrojtur shëndetin e shikimit tuaj. Paralajmërimi mbulon ekranin, duke ju penguar të vazhdoni. Ekziston një buton Continue që aktivizohet kur e largoni telefonin iPhone në një distancë të sigurt.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.