Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Aktivizoni ose çaktivizoni konfirmimet e leximit te Messages në iPhone

Në aplikacionin Messages, mund të përdorni konfirmimet e leximit për të njoftuar automatikisht dikë kur i keni parë mesazhet e tij.

Kur aktivizohen konfirmimet e leximit dhe ju hapni një bisedë, dërguesi shikon fjalën "Read" në pajisjen e tij (nën mesazhet e tij për ju). Në rast të kundërt, dërguesit shikojnë "Delivered".

Mund t'i aktivizoni konfirmimet e leximit për të gjithë ose për kontakte individuale.

Shënim: Për të përdorur konfirmimet e leximit, ju dhe marrësi juaj duhet të aktivizoni iMessage.

Aktivizoni konfirmimet e leximit

Mund t'i aktivizoni konfirmimet e leximit për t'i informuar të gjithë kur t'i hapni mesazhet e tyre.

  1. Shkoni te Settings  > Messages.

  2. Aktivizoni Send Read Receipts.

Shënim: Nëse i keni çaktivizuar konfirmimet e leximit për një kontakt të caktuar, duhet ta aktivizoni përsëri cilësimin për atë kontakt individualisht. (Shikoni Aktivizoni konfirmimet e leximit për një person më poshtë.)

Çaktivizoni konfirmimet e leximit

Nëse nuk dëshironi që të tjerët të mësojnë kur t'i hapni mesazhet e tyre, mund të çaktivizoni konfirmimet e leximit.

  1. Shkoni te Settings  > Messages.

  2. Çaktivizoni Send Read Receipts.

Shënim: Ky veprim prek vetëm ato biseda me kontaktet, konfirmimet e leximit të të cilëve nuk i keni aktivizuar asnjëherë individualisht. (Shikoni Çaktivizoni konfirmimet e leximit për një person më poshtë.)

Aktivizoni konfirmimet e leximit për një person

Mund të aktivizoni konfirmimet e leximit në një bisedë për t'i bërë të ditur marrësit kur i shikoni mesazhet e tij hyrëse, edhe nëse i keni çaktivizuar konfirmimet e leximit në përgjithësi.

  1. Hapni aplikacionin Messages në iPhone.

  2. Prekni një bisedë dhe më pas prekni numrin ose emrin e personit me të cilin po komunikoni në krye të bisedës.

  3. Aktivizoni Send Read Receipts.

Çaktivizoni konfirmimet e leximit për një person

Nëse keni aktivizuar konfirmimet e leximit për një individ, por dëshironi që ai të mos marrë më konfirmimet e leximit, mund ta çaktivizoni cilësimin për atë kontakt.

  1. Hapni aplikacionin Messages në iPhone.

  2. Prekni një bisedë dhe më pas prekni numrin ose emrin e personit me të cilin po komunikoni në krye të bisedës.

  3. Çaktivizoni Send Read Receipts.

Merrni konfirmimet e leximit kur dikush tjetër shikon mesazhet tuaja

Nuk mund t'i aktivizoni konfirmimet e leximit për asnjë tjetër përveç vetes. Për të marrë konfirmimet e leximit kur hapen mesazhet tuaja, kërkoni nga marrësi t'i aktivizojë ato. Shikoni Aktivizoni konfirmimet e leximit për një person më sipër.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.