Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtimi dhe heqja e llogarive të emailit në iPhone

Për të dërguar dhe marrë emaile duke përdorur aplikacionin Mail , duhet të shtoni llogaritë e emailit që dëshironi të përdorni. Kur hapni për herë të parë Mail, ju kërkohet të krijoni një llogari. Në çdo kohë, mund të shtoni llogari shtesë emaili në iPhone ose t’i hiqni llogaritë e emailit që nuk ju nevojiten më.

Shtoni një llogari emaili

Mund të shtoni një ose më shumë llogari emaili në aplikacionin Mail në mënyrë që të mund të merrni të gjitha emailet tuaja në një vend të vetëm dhe të dërgoni me lehtësi emaile nga cilado prej llogarive tuaja.

  1. Shkoni te Settings  > Mail.

  2. Prekni Accounts, më pas prekni Add Account.

  3. Prekni shërbimin e emailit që dëshironi të përdorni, p.sh. iCloud ose Microsoft Exchange, dhe më pas shkruani informacionet e llogarisë suaj të emailit.

    Nëse shërbimi juaj i emailit nuk është i listuar, prekni Next, prekni Add Mail Account dhe më pas futni informacionet e llogarisë suaj të emailit.

Shënim: Nëse konfiguroni shumë llogari, mund të zgjidhni nga cila llogari dëshironi të dërgoni kur të krijoni mesazhin tuaj të emailit. Shikoni Dërgimi i një emaili te Mail në iPhone.

Ndaloni përkohësisht përdorimin e një llogarie emaili

Nëse dëshironi të ndaloni përkohësisht dërgimin dhe marrjen e emaileve nga një llogari në iPhone, mund ta çaktivizoni atë te Settings. Mund ta aktivizoni përsëri me lehtësi në çdo kohë.

  1. Shkoni te Settings  > Mail > Accounts.

  2. Prekni llogarinë e emailit që dëshironi të çaktivizoni dhe më pas kryeni një nga sa më poshtë:

    • Çaktivizoni një llogari emaili të iCloud: Prekni iCloud, prekni iCloud Mail dhe më pas çaktivizoni "Use on this iPhone”.

    • Çaktivizoni një llogari tjetër email: Çaktivizoni Mail.

Këshillë: Mund të zgjidhni nëse dëshironi të vazhdoni të përdorni aplikacione të tjera me këtë llogari, duke përfshirë Contacts, Calendars dhe Reminders. Aktivizoni ose çaktivizoni çdo aplikacion individual.

Fshini një llogari emaili

Mund të hiqni një llogari emaili nga aplikacioni Mail dhe nga të gjitha aplikacionet që e përdorin atë në iPhone.

Shënim: Ky veprim nuk e anulon llogarinë e emailit; ai thjesht e heq atë nga iPhone. Për ta mbyllur plotësisht llogarinë, vizitoni ofruesin e llogarisë së emailit.

  1. Shkoni te Settings  > Mail > Accounts.

  2. Prekni llogarinë e emailit që dëshironi të hiqni nga iPhone dhe më pas prekni Sign Out ose Delete Account.

    Shënim: Nëse ndryshoni mendje më vonë, mund ta shtoni përsëri llogarinë e emailit në iPhone. Shikoni Shtoni një llogari emaili.

Shtoni përsëri aplikacionin Mail në ekranin Home Screen

Nëse nuk e shikoni aplikacionin Mail në Home Screen, muind ta gjeni atë tek App Library dhe ta shtoni përsëri.

  1. Në Home Screen, rrëshqitni shpejt majtas derisa të shikoni App Library.

  2. Futni "Mail" në fushën e kërkimit.

  3. Mbani të shtypur ikonën e aplikacionit Mail dhe më pas prekni Add to Home Screen.

Për të riorganizuar ekranin Home Screen që të jetë i përshtatshëm për ju, shikoni Zhvendosja e aplikacioneve dhe miniaplikacioneve në ekranin Home Screen në iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.