Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Marrja e aksesit te librat në pajisje të tjera Apple në aplikacionin Books në iPhone

Mund të përdorni librat dhe audiolibrat në aplikacionin Books në pajisje të tjera si iPad dhe Mac. Gjithashtu mund të sinkronizoni pozicionin tuaj të leximit, theksimet, shënimet, koleksionet e bibliotekës dhe më shumë.

Hyni në librat tuaj në pajisjet tuaja të tjera

Për të mbajtur të përditësuar përmbajtjen dhe informacionin e Books në pajisjet e tjera iPhone dhe iPad, identifikohuni me të njëjtën Apple ID në secilën pajisje dhe më pas bëni një nga sa vijon:

  • Shkarkoni automatikisht blerjet e bëra në pajisje të tjera: Shkoni te Settings > Books, më pas aktivizoni Purchases from Other Devices (ngjyra jeshile do të thotë aktive).

  • Sinkronizimi i pozicionit të leximit, faqeshënuesve, shënimeve dhe theksimeve: Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud > iCloud Drive dhe më pas aktivizoni Sync this iPhone. Prekni iCloud, më pas prekni Show All dhe aktivizoni Books.

  • Sinkronizimi i Home, Library dhe i koleksioneve: Shkoni te Settings > Books, më pas nën Syncing, aktivizoni Home dhe iCloud Drive (ngjyra jeshile do të thotë aktive).

Hapja e librave tuaj në Mac

Për të parë librat, audiolibrat dhe skedarët PDF në Mac, kryeni një nga më poshtë:

  • macOS 13 ose version të mëvonshëm: Zgjidhni menynë e Apple  > System Settings, klikoni tek [emri juaj] në krye të shiritit anësor dhe më pas klikoni tek iCloud në të djathtë. Klikoni tek iCloud Drive, klikoni Apps syncing to iCloud Drive dhe më pas zgjidhni Books. Klikoni te Back dhe më pas klikoni te Done. (Nëse nuk e shikoni emrin tuaj, klikoni te Sign in with your Apple ID për të futur Apple ID ose për të krijuar një të re.)

  • macOS 10.15–12.5: Zgjidhni menunë e Apple > System Preferences dhe më pas kilikoni tek Apple ID. Klikoni tek iCloud në shiritin anësor dhe më pas zgjidhni iCloud Drive. Klikoni Options, më pas zgjidhni Books.

  • macOS 10.14 ose versione më të hershme: Zgjidhni Apple menu > System Preferences dhe më pas kilikoni tek iCloud. Zgjidhni iCloud Drive, klikoni tek Options dhe më pas zgjidhni Books.

Për të parë koleksionet, faqeshënuesit, shënimet dhe teksimet tuaja në Mac, hapni Books dhe më pas kryeni një nga më poshtë:

  • macOS 13 ose version të mëvonshëm: Zgjidhni Books > Settings, klikoni te General dhe më pas zgjidhni "Collections, bookmarks, and highlights".

  • macOS 12.5 ose versione më të hershme: Zgjidhni Books > Preferences, klikoni te General dhe më pas zgjidhni "Collections, bookmarks, and highlights".

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.