Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtoni artikuj në një listë në Reminders në iPhone

Në aplikacionin Reminders, mund të krijoni me lehtës lista detyrash për blerje, detyra në shtëpi, projekte në punë dhe më shumë. Listat e ushqimeve i renditin automatikisht artikujt në kategori për ta bërë më të lehtë punën e pazarit. Kur shtoni një artikull në një listë, mund të bashkëngjitni imazhe; të vendosni flamuj; të merrni sinjalizime bazuar në kohën, datën dhe vendndodhjen; dhe me shumë.

Një ekran që tregon lista të ndryshme te Reminders. Fusha e kërkimit shfaqet në krye mbi Smart Lists për artikujt me afat sot, rikujtesat e planifikuara, të gjitha rikujtesat dhe rikujtesat e shënuara. Butoni Add List ndodhet djathtas poshtë.

Shënim: Të gjitha veçoritë e Reminders të përshkruara në këtë udhëzues janë të disponueshme kur përdorni rikujtesat e përditësuara në iCloud. Disa veçori nuk janë të disponueshme kur përdorni llogari të tjera.

Krijoni një listë të re

  1. Hapni aplikacionin Reminders në iPhone.

  2. Prekni Add List dhe më pas zgjidhni një llogari (nëse keni më shumë se një llogari). Nëse nuk e shihni Add List, prekni Lists në krye majtas.

  3. Vendosni një emër, pastaj zgjidhni një ngjyrë dhe simbolin për listën.

  4. Prekni List Type, më pas zgjidhni Standard, Groceries ose Smart List.

Shtoni një artikull në listë

Një listë kontrolli për një udhëtim kampingu te Reminders. Disa artikuj kanë etiketa, vendndodhje, flamuj dhe fotografi. Butoni New Reminder ndodhet poshtë majtas.
  1. Zgjidhni një listë, prekni New Reminder ose New Item dhe më pas futni tekstin.

    Nëse shkruani tekst që përputhet me një përkujtues të plotësuar më parë, ai përkujtues shfaqet si sugjerim. (Për t’i çaktivizuar këto sugjerime, shkoni te Settings > Reminders, më pas çaktivizoni Show Suggestions.)

  2. Për të shtuar informacione shtesë, prkeni Add Note.

Vendosni kur dhe ku do të kujtoheni

Mund të kujtoheni në një datë të caktuar, në një kohë ose vendndodhje të caktuar, ose kur jeni duke i dërguar mesazhe dikujt në Messages.

  • Planifikoni një datë dhe orë: Prekni butonin Date and Time, më pas zgjidhni një opsion.

  • Vendosni një përkujtues ripërsëritës: Prekni butonin Edit Details, prekni Repeat, më pas zgjidhni sa shpesh.

  • Merrni një përkujtues para datës dhe orës së planifikuar: Prekni butonin Edit Details, prekni Early Reminder, më pas zgjidhni se kur doni që të kujtoheni. Për shembull, “5 minutes before”, “2 days before” ose një zgjedhje tjetër.

  • Shtimi i një vendndodhjeje: Prekni butonin Location dhe më pas zgjidhni se ku dëshironi të kujtoheni, p.sh. kur mbërrini në shtëpi ose kur hyni në një makinë me lidhje Bluetooth® me telefonin tuaj iPhone.

    Shënim: Për të marrë rikujtesa në bazë të vendndodhjes, duhet të lejoni që Reminders të përdorin vendndodhjen tuaj të saktë. Shkoni te Settings  > Privacy & Security > Location Services. Aktivizoni Location Services, prekni Reminders, zgjidhni While Using the App dhe më pas aktivizoni Precise Location.

  • Merrni një rikujtesë te Messages: Prekni butonin Edit Details, aktivizoni When Messaging dhe më pas zgjidhni dikë nga lista e kontakteve. Rikujtesa shfaqet herës tjetër që bisedoni me personin te Messages.

Vendosni një flamur dhe prioritet

  • Shënoni një artikull të rëndësishëm: Prekni butonin Flag.

  • Caktimi i përparësisë: Prekni butonin Edit Details, prekni Priority, më pas zgjidhni Low, Medium ose High.

Shtoni një fotografi ose skanoni një dokument:

  1. Prekni butonin Photos.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Nxirrni një fotografi të re.

    • Zgjidhni një fotografi nga biblioteka juaj e fotografive.

    • Skanimi i një dokumenti

    • Skanoni dhe futni tekstin.

Redaktoni detajet e artikullit

Prekni një artikull dhe më pas prekni butonin Edit Details.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.