Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Aktivizimi dhe përdorimi i VoiceOver në iPhone

Me VoiceOver - një lexues ekrani me bazë gjestet - mund ta përdorni iPhone edhe nëse nuk mund ta shikoni ekranin. VoiceOver jep një përshkrim zanor të asaj që ndodhet në ekranin tuaj, nga niveli i baterisë, te personi që ju telefonon e deri tek aplikacioni mbi të cilin keni vendosur gishtin. Mund dhe të rregulloni shpejtësinë dhe tonin e të folurit që ju përshtatet.

Kur prekni ekranin apo tërhiqni gishtin mbi të, VoiceOver e thotë me zë artikullin ku ndodhet gishti juaj, duke përfshirë ikonat dhe tekstin. Për të ndërvepruar me artikullin, si p.sh. butonat ose lidhjet, ose për të naviguar te një artikull tjetër përdorni gjestet e VoiceOver.

Kur shkoni në një ekran të ri, VoiceOver luan një tingull, pastaj përzgjedh dhe thotë me zë artikullin e parë në ekran (zakonisht në këndin e sipërm majtas). VoiceOver ju tregon se kur pamja ndryshon në pozicion së gjeri ose së gjati dhe kur ekrani errësohet apo kyçet, si dhe çfarë është aktiv në ekranin Lock Screen kur zgjoni iPhone.

Aktivizimi ose çaktivizimi i VoiceOver

E rëndësishme: VoiceOver ndryshon gjestet që përdorni për të komanduar iPhone. Kur aktivizohet VoiceOver, duhet të përdorni gjestet e VoiceOver për ta përdorur telefonin iPhone.

Për ta aktivizuar ose çaktivizuar VoiceOver, bëni një nga sa poshtë:

  • Shkoni te Settings  > Accessibility > VoiceOver, pastaj aktivizoni ose çaktivizoni cilësimin.

  • Përdorni Control Center nëse e keni shtuar atje.

  • Përdorni Accessibility Shortcut nëse e keni konfiguruar.

Siri: Thoni diçka si: “Turn on VoiceOver” ose “Turn off VoiceOver.” Mësoni si të përdorni Siri.

Siri e di se kur është aktivizuar VoiceOver dhe shpesh ju lexon më shumë informacione sesa shfaqen në ekran. Mund ta përdorni gjithashtu VoiceOver për të lexuar se çfarë tregon shows në ekran.

Mësimi dhe kryerja e gjesteve të VoiceOver

Gjestet e VoiceOver mund t'i praktikoni në një zonë të veçantë pa ndikuar tek iPhone apo cilësimet e tij. Kur kryeni një gjest, VoiceOver përshkruan gjestin dhe veprimin vijues.

Provoni teknika të ndryshme për të zbuluar se cila prej tyre ju përshtatet më mirë. Nëse një gjest nuk funksionon, provoni një lëvizje më të shpejtë, sidomos për prekjen e dyfishtë ose gjestin me rrëshqitje. Për të rrëshqitur, përpiquni të fërkoni shpejt ekranin me gishtin ose gishtat tuaj. Për rezultatet më të mira kur përdorni gjestet me shumë gishta, prekeni ekranin duke lënë pak hapësirë mes gishtave tuaj.

  1. Shkoni te Settings  > Accessibility > VoiceOver.

  2. Aktivizoni VoiceOver, prekni VoiceOver Practice, pastaj prekni dy herë për të filluar.

  3. Kryeni gjestet e mëposhtme me një, dy, tre dhe katër gishta:

    • Prekni

    • Prekni dy herë

    • Prekni tre herë

    • Rrëshqitni majtas, djathtas, lart ose poshtë

  4. Kur të përfundoni me praktikimin, prekni Done, pastaj prekni dy herë për të dalë.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.