Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shkarkimi, ruajtja ose ndarja e podkasteve e episodeve të podkasteve në iPhone

Në aplikacionin Podcasts , mund të shkarkoni, të ruani dhe të ndani episodet e podkasteve.

Shkarkoni një episod

  1. Prekni një shfaqje për të shikuar faqen e informacioneve.

  2. Rrëshqitni majtas mbi një episod dhe më pas prekni butonin Download.

    Mund të prekni gjithashtu butonin More nën një episod dhe më pas të prekni Download Episode.

Ruani një episod

  1. Prekni një shfaqje për të shikuar faqen e informacioneve.

  2. Rrëshqitni majtas mbi një episod dhe më pas prekni butonin Save.

    Mund të prekni gjithashtu butonin More nën një episod dhe më pas të prekni Save Episode.

Kur ruani një episod, ai shkarkohet automatikisht që të mund ta dëgjoni jashtë linje. Për ta çaktivizuar këtë opsion, shkoni te Settings > Podcasts dhe më pas çaktivizoni Download When Saving.

Hiqni një episod të ruajtur

  1. Prekni Library, prekni Saved, më pas prekni një shfaqje.

  2. Rrëshqitni majtas mbi një episod dhe më pas prekni Unsave.

    Mund të hiqni gjithashtu një episod të ruajtur ndërkohë që shikoni një listë të episodeve ose faqen e informacioneve të episodit. Prekni butonin More dhe më pas prekni Unsave Episode.

Heqja e një episodi të shkarkuar

  1. Prekni Library, prekni Downloaded dhe më pas prekni një shfaqje.

  2. Rrëshqitni majtas mbi një episod dhe më pas prekni Remove Download.

    Mund ta hiqni gjithashtu një episod të shkarkuar ndërkohë që shikoni listën e episodeve ose faqen e informacioneve të episodit. Prekni butonin More dhe më pas prekni Remove Download.

Heqja e të gjitha episodeve të shkarkuara nga një shfaqje

  1. Prekni Library, prekni Shows dhe më pas prekni një shfaqje për të shikuar faqen e informacioneve.

  2. Prekni butonin More dhe më pas prekni Remove Downloads.

Heqja e të gjitha episodeve të shkarkuara

  1. Prekni Library, pastaj prekni Downloaded.

  2. Prekni butonin More dhe më pas prekni Remove All Downloads.

Ndarja e një porkasti, shfaqjeje ose episodi

  1. Prekni një shfaqje për të shikuar faqen e informacioneve. Nëse dëshironi të ndani një episod specifik, prekni episodin.

  2. Prekni butonin More pranë pjesës së sipërme djathtas dhe më pas prekni Share Show ose Share Episode.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.