Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Lidhja e pajisjeve të jashtme të hapësirës ruajtëse me iPhone

Mund të përdorni aplikacionin Files dhe aplikacione të tjera të mbështetura për të pasur akses te skedarët e ruajtur në pajisjet e jashtme, si p.sh. njësitë USB dhe kartat SD, të lidhura me telefonin tuaj iPhone.

Lidhja e njësisë USB ose një lexuesi karte SD

  1. Lidhni njësinë USB pse lexuesin e kartës SD me portën e karikimit në iPhone duke përdorur një bashkues ose adaptor të përputhshëm.

    Mund t’ju duhet Lightning to USB Camera Adapter, Lightning to USB 3 Camera Adapter, USB-C to SD Card Camera Reader, ose Lightning to SD Card Camera Reader (të gjitha shiten veçmas).

    Shënim: Një pajisje e jashtme e hapësirës ruajtëse duhet të ketë vetëm një ndarje të vetme të të dhënave dhe duhet të jetë e formatuar si APFS, APFS (e enkriptuar), macOS Extended (HFS+), exFAT (FAT64), FAT32 ose FAT. Për të ndryshuar formatimin e një pajisjeje të hapësirës ruajtëse, përdorni një kompjuter Mac ose PC.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Fusni një kartë memorieje SD në lexuesin e kartës: Mos e fusni kartën me forcë në folenë e lexuesit, ajo futet vetëm nga njëra anë.

      Shënim: Mund t'i importoni fotografitë dhe videot nga karta e memories drejtpërdrejt në aplikacionin Photos. Shikoni Importoni dhe eksportoni fotografitë dhe videot në iPhone.

    • Shikoni përmbajtjet e njësisë ose të kartës së memories: Në një aplikacion të mbështetur (p.sh. Files), prekni Browse në fund të ekranit, pastaj prekni emrin e pajisjes nën Locations. Nëse nuk e shihni Locations, prekni sërish Browse në fund të ekranit.

    • Shkëputni njësinë ose lexuesin e kartave: Hiqeni atë nga porta e karikimit në iPhone.

Shënim: Disqet e ngurta të jashtme shpesh kërkojnë një burim të jashtëm energjie kur përdoren me iPhone. Nëse një disk i ngurtë i jashtëm nuk furnizon me energji dhe telefoni juaj iPhone ka një lidhës USB-C, mund të përdorni një njësi qendrore USB me energji. Nëse telefoni juaj iPhone ka një lidhës Lightning, mund të përdorni adaptorin e kamerës Lightning në USB 3 të lidhur me një adaptor energjie me USB.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.