Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Menaxhimi i cilësimet të Apple ID dhe të iCloud në iPhone

Apple ID juaj është llogaria që përdorni për pothuajse çdo gjë që bëni me Apple - duke përfshirë ruajtjen e përmbajtjeve tuaja në iCloud, transmetimin nga Apple Music dhe blerjen e përmbajtjeve nga iTunes Store, App Store dhe Apple Books. Në iPhone mund të identifikoheni në të gjitha shërbimet e Apple me një Apple ID dhe fjalëkalim të vetëm. Është mirë që të keni vetëm një Apple ID.

Përdorni iCloud për të ruajtur në formë të sigurt fotot, videot, dokumentet, muzikën, aplikacione etj. dhe për t'i përditësuar nëpër të gjitha pajisjet tuaja. Me iCloud mund të ndani me lehtësi foto, kalendarë, vendndodhje etj. me shoqërinë dhe familjen. Mund dhe ta përdorni iCloud për t'ju ndihmuar të gjeni iPhone nëse e humbisni.

iCloud ju ofron një llogari emaili falas dhe 5 GB hapësirë ruajtëse për postën, dokumentet, fotot e videot, si dhe rezervimet tuaja. Muzika, aplikacionet, shfaqjet televizive dhe librat nuk llogariten në hapësirën tuaj të disponueshme të ruajtjes. Mund ta rrisni hapësirën ruajtëse në iCloud drejt nga iPhone.

Shënim: Disa funksione të iCloud kanë kërkesa minimale sistemi. iCloud mund të mos disponohet në të gjitha rajonet dhe funksionet e iCloud mund të ndryshojnë në varësi të rajonit.

Identifikimi me Apple ID

Nëse nuk jeni identifikuar gjatë konfigurimit, veproni si më poshtë:

  1. Shkoni te Settings .

  2. Prekni Sign in to your iPhone.

  3. Vendosni Apple ID dhe fjalëkalimin.

  4. Nëse e mbroni llogarinë me autentikim dyhapësh, vendosni kodin gjashtëshifror të verifikimit.

Nëse e keni harruar fjalëkalimin ose Apple ID, shikoni te sajti i uebit Recover your Apple ID.

Ndryshimi i cilësimeve të Apple ID

Shkoni te Settings  > [emri juaj], ku mund të veproni si më poshtë:

  • Përditësimi i informacionit tuaj të kontaktit

  • Ndryshimi i fjalëkalimit tuaj

  • Menaxhimi i Family Sharing

Ekrani i cilësimeve të iCloud që shfaq matësin iCloud Storage dhe një listë aplikacionesh e funksionesh, duke përfshirë Mail, Contacts dhe Messages, që mund të përdoren me iCloud.

Ndryshimi i cilësimeve të iCloud

Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud.

Kryeni një nga më poshtë:

  • Shihni gjendjen e hapësirës ruajtëse në iCloud.

  • Shtoni hapësirë ruajtëse në iCloud, prekni Manage Storage > Change Storage Plan.

  • Aktivizoni funksionet që doni të përdorni, si p.sh. Photos, Mail, Contacts dhe Messages.

Mënyrat për të përdorur iCloud në iPhone

Mbajini të përditësuara përmbajtjet e mëposhtme:

Mund dhe të kryeni sa më poshtë:

Shënim: Nëse aktivizoni iCloud për aplikacione të tilla si Music, Photos dhe Contacts në iPhone, nuk mund të përdorni iTunes për t'i sinkronizuar ato me kompjuterin.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.