Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndryshoni sfondin në iPhone

Në iPhone, zgjidhni një figurë si foto apo sfond për ekranin e kyçjes ose ekranin Home. Mund të zgjidhni nga imazhet dinamike dhe ato statike.

Ekrani i cilësimeve të sfondit, me butonin për zgjedhjen e një sfondi të ri në krye dhe figurat e ekranit Lock dhe ekranit Home me sfondin aktual.

Ndryshimi i sfondit

  1. Shkoni te Settings  > Wallpaper > Choose a New Wallpaper.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Zgjidhni një figurë të paracaktuar nga një grup në krye të ekranit (Dynamic, Stills e kështu me radhë).

    • Zgjidhni një nga fotot tuaja (prekni një album, pastaj prekni foton).

      Për të ripozicionuar figurën e zgjedhur, bashkoni gishtat për ta zmadhuar, pastaj zvarritni figurën me gisht për ta lëvizur. Bashkoni gishtat për të zvogëluar sërish.

  3. Prekni Set, pastaj prekni një nga më poshtë për të zgjedhur se ku duhet të shfaqet sfondi i ri:

    • Set Lock Screen

    • Set Home Screen

    • Set Both

Mund të keni mundësi ta bëni sfondin tuaj të lëvizë kur ndryshoni këndin e shikimit të ekranit duke prekur Perspective kur zgjidhni një sfond të ri. Për të aktivizuar opsionin Perspective për sfondin që keni vendosur tashmë, shkoni te Settings > Wallpaper, prekni figurën e ekranit Lock ose të ekranit Home, pastaj prekni Perspective.

Shënim: Opsioni Perspective nuk shfaqet për të gjitha rastet e sfondeve dhe nuk shfaqet nëse është aktivizuar Reduce Motion (te cilësimet e Accessibility). Shikoni Ngadalësimi i lëvizjes.

Caktimi i një Live Photo si sfond për ekranin Lock

Kur caktoni një Live Photo si sfond, mund të shtypni ekranin Lock për të luajtur Live Photo (modelet me 3D Touch).

  1. Shkoni te Settings  > Wallpaper > Choose a New Wallpaper.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Prekni Live, pastaj zgjidhni një Live Photo.

    • Prekni albumin Live Photos, pastaj zgjidhni një Live Photo (mund t'ju duhet të prisni derisa të shkarkohet).

  3. Prekni Set, pastaj prekni Set Lock Screen ose Set Both që sfondi i ri të shfaqet në ekranin Lock.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.