Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shfaqja dhe organizimi i Today View në iPhone

Me Today View, mund të merrni informacion nga aplikacionet tuaja të preferuara, me një shikim - shihni kryeartikujt e ditës, motin, ngjarjet kalendarike, Tips etj.

Today View që tregon miniaplikacionet për Maps Nearby, Siri App Suggestions, Favorites, Up Next dhe Screen Time.

Hapja e Today View

Rrëshqitni djathtas nga cepi i majtë i ekranit Home ose ekranit Lock.

Shtimi dhe organizimi i miniaplikacioneve të Today View

  1. Hapni Today View, pastaj prekni Edit në fund të ekranit.

  2. Për të shtuar apo hequr miniaplikacione, prekni butoni Insert ose butoni Remove.

  3. Për të ndryshuar radhën e miniaplikacioneve te Today View, prekni butoni Reorder, pastaj tërhiqeni në një pozicion të ri.

Lejimi i aksesit në Today View kur iPhone është i kyçur

  1. Shkoni te Settings > Face ID & Passcode (iPhone X e lart) ose tek Touch ID & Passcode (modelet e tjera).

  2. Vendosni kodin tuaj.

  3. Aktivizoni Today View (nën Allow Access When Locked).

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.