Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorimi i iCloud Drive në iPhone

Përdorni aplikacionin Files për të ruajtur skedarë në iCloud Drive, të cilët mund t'i hapni nga pajisjet tuaja të tjera si dhe nga iPhone. Ju mund të ftoni të tjerët të shikojnë dhe të redaktojnë skedarë në iCloud Drive duke u dërguar atyre një lidhje te skedari—nuk është nevoja t’u dërgoni një kopje të skedarit.

iCloud Drive është i integruar në aplikacionin Files në pajisjet me iOS (iOS 11 e lart). Mund dhe të përdorni iCloud Drive në kompjuterë Mac (OS X 10.10 e lart) dhe kompjuterë PC (iCloud for Windows 5 e lart ose Windows 7 e lart). Për të hyrë në iCloud Drive, duhet të jeni i identifikuar në iCloud duke përdorur Apple ID tuaj. Kufizimet e vendruajtjes varen nga plani juaj i vendruajtjes në iCloud.

Aktivizimi i iCloud Drive

Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni iCloud Drive.

Zgjedhja e aplikacioneve që përdorin iCloud Drive

Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni ose çaktivizoni secilin nga aplikacionet e listuara.

Shfletimi i Cloud Drive

  1. Prekni Browse në fund të ekranit, pastaj prekni Overview.

    Nëse nuk i shikoni Locations, prekni përsëri te Browse.

  2. Nën Locations, prekni iCloud Drive.

    Nëse nuk e shikoni iCloud Drive nën Locations, prekni Locations.

  3. Për të hapur një dosje, prekeni.

Hapja e një skedari në një aplikacion tjetër

  1. Prekni dhe mbani të shtypur një skedar në iCloud Drive.

  2. Prekni Share, pastaj zgjidhni një opsion.

Lejimi i të tjerëve të shikojnë apo modifikojnë një skedar

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.