Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Plotësimi automatik i formularëve te Safari në iPhone

Tek aplikacioni Safari , përdorni AutoFill për të plotësuar automatikisht informacionet e kartës së kreditit, të kontaktit dhe emrat e fjalëkalimet e përdoruesit.

Plotësimi i një formulari

  1. Prekni një fushë për të nxjerrë tastierën.

  2. Prekni butoni Back ose butoni Forward mbi tastierë për të lëvizur nga fusha në fushë.

Plotësimi automatik i informacionit të kontaktit

Kur plotësoni informacionin e kontaktit në një uebsajt që mbështet AutoFill, prekni AutoFill Contact mbi tastierë.

Prekni Customize për të redaktuar dhe ruajtur informacionin tuaj për herën tjetër. Ose, prekni Other Contact për të plotësuar informacionin e dikujt tjetër.

Shtimi i një karte krediti për blerjet

  1. Shkoni te Settings > Safari > AutoFill > Saved Credit Cards > Add Credit Card.

  2. Për të vendosur informacionin pa e shkruar, prekni Use Camera, më pas poziciononi iPhone në mënyrë që karta të shfaqet brenda në kuadër.

Mund dhe ta ruani informacionin e kartës së kreditit kur bëni blerje në internet. Shikoni Konfigurimi i iCloud Keychain në iPhone.

Përdorimi i informacionit të kartës së kreditit

  1. Kur plotësoni informacionin e kartës së kreditit, prekni AutoFill Credit Card mbi tastierë.

  2. Vendosni kodin e sigurisë së kartës suaj (për qëllime sigurie ky kod nuk ruhet — duhet ta vendosni manualisht sa herë që përdorni një kartë).

Për siguri më të madhe të informacionit të kartës suaj të kreditit, përdorni një kod për iPhone.

Paraqitja e një formulari

Prekni Go, Search ose lidhjen në faqe e uebit.

Çaktivizimi i AutoFill

Mund ta çaktivizoni AutoFill për informacionet tuaja të kontaktit ose të kartës së kreditit dhe për fjalëkalimet.

  • Çaktivizoni AutoFill për informacionet tuaja të kontaktit ose të kartës së kreditit: Shkoni te Settings  > AutoFill, pastaj çaktivizoni një nga opsionet.

  • Çaktivizoni AutoFill për fjalëkalimet: Shkoni te Settings > Passwords & Accounts, pastaj çaktivizoni AutoFill Passwords.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.