Importimi i kartelave shëndetësore te Health në iPhone

Aplikacioni Health ju lejon të importoni informacionet tuaja shëndetësore rreth alergjive tuaja, problemeve shëndetësore, vaksinave, mjekimeve, rezultateve laboratorike, procedurave, treguesit jetësorë e më shumë.

Importimi i një kartele shëndetësore

  1. Pasi të merrni një kartelë shëndetësore përmes një mesazhi te Mail ose Messages, një faqe në Safari apo AirDrop, prekni butonin Share.

  2. Prekni Add to Health, pastaj prekni Save.

Shfaqja e një kartele shëndetësore të importuar

  1. Prekni Health Data, prekni Health Records, pastaj lëvizni në fund të ekranit.

  2. Prekni Clinical Documents, prekni Show All Records, pastaj prekni kartelën që dëshironi të shikoni.

Ndarja e një kartele shëndetësore të importuar

Gjatë shfaqjes së një kartele, prekni butoni Share, pastaj zgjidhni një opsion ndarjeje.

Fshirja e një kartele shëndetësore të importuar

Gjatë shfaqjes së kartelës, fshijeni për majtas, pastaj prekni Delete.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.