Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Konfigurimi i iCloud Drive në iPhone

Përdorni aplikacionin Files për të ruajtur skedarë e dosje në iCloud Drive. Mund t'i hapni nga të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID. Çdo ndryshim që bëni shfaqet në të gjitha pajisjet tuaja të konfiguruara me iCloud Drive.

iCloud Drive është i integruar në aplikacionin Files në pajisjet me iOS 11 ose iPadOS 13 e lart. iCloud Drive mund ta përdorni dhe në kompjuterë Mac (OS X 10.10 e lart) dhe kompjuterë PC (iCloud for Windows 7 e lart). Kuotat e vendruajtjes varen nga plani juaj i vendruajtjes në iCloud.

Aktivizimi i iCloud Drive

Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni iCloud Drive.

Zgjedhja e aplikacioneve që përdorin iCloud Drive

Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni ose çaktivizoni secilin nga aplikacionet e listuara tek iCloud Drive.

Shfletimi i iCloud Drive

  1. Prekni Browse në fund të ekranit.

  2. Nën Locations, prekni iCloud Drive.

    Nëse nuk i shikoni Locations, prekni përsëri te Browse. Nëse nuk e shikoni iCloud Drive nën Locations, prekni Locations.

  3. Për të hapur një dosje, prekeni.

    Shikoni Shfaqja e skedarëve dhe e dosjeve te Files në iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.