Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Monitorimi i ngjarjeve te Calendar në iPhone

Tek aplikacioni Calendar , ju mund të personalizoni njoftimet që ju lejojnë të dini ngjarjet, ftesat e ardhshme etj. të Calendar. Ju mund të siguroheni gjithashtu që ngjarjet dhe informacionet e tjera të kalendarit të mbahen të përditësuar në të gjitha pajisjet tuaja.

Personalizimi i njoftimeve të Calendar

  1. Shkoni te Settings  > Notifications > Calendar.

  2. Aktivizoni Allow Notifications.

  3. Prekni një lloj ngjarjeje (p.sh. Upcoming Events), pastaj zgjidhni mënyrën dhe vendin ku dëshironi të shfaqen njoftimet për ato ngjarje - p.sh. në Lock Screen, në Notification Center, si banderola në krye të ekranit, me një tingull sinjalizues etj.

Mbajtja e përditësuar e Calendar në pajisjet tuaja

Ju mund të përdorni iCloud për t’i mbajtur informacionet e Calendar të përditësuara në të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID.

Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni Calendars.

Nëse nuk doni të përdorni iCloud për Calendar, ju mund të sinkronizoni informacionin Calendar mes iPhone dhe kompjuterit tuaj. Shikoni Sinkronizimi i iPhone me kompjuterin tuaj.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.