Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Konfigurimi i Screen Time nëpërmjet Family Sharing në iPhone

Mund ta konfiguroni Screen Time për një fëmijë në grupin tuaj të familjes nëpërmjet Family Sharing. Kjo përfshin kohën e ndërprerjes, lejimin për përdorimin e aplikacioneve, kontaktet me të cilat komunikon fëmija juaj, klasifikimet e përmbajtjes etj. Screen Time ju lejon gjithashtu ju dhe fëmijën tuaj të shikoni se si i përdorin pajisjet e tyre dhe ta përdorni këtë informacion për t'u strukturuar përdorimin e pajisjeve. Për të përdorur Screen Time, fëmija juaj duhet të përdorë një pajisje të përshtatshme. Shikoni seksionin Screen Time në artikullin e Apple Support Kërkesat e sistemit për iCloud.

  1. Shkoni te Settings  > [emri juaj] > Family Sharing > Screen Time.

  2. Prekni emrin e një fëmije në grupin tuaj të familjes, prekni Turn On Screen Time dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.

    Për informacione për cilësimet e Screen Time, shikoni Konfigurimi i Screen Time për një familjar në iPhone.

E rëndësishme: Nëse e keni konfiguruar Screen Time për një fëmijë npërmjet Family Sharing dhe harroni kodin e kalimit të familjes për Screen Time, mund ta rivendosni atë. Shikoni artikullin e Apple Support Nëse keni harruar kodin e kalimit të Screen Time.

Për informacione rreth llogarive të fëmijëve në Family Sharing, shikoni artikullin e Apple Support Family Sharing dhe Apple ID për fëmijën tuaj.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.