Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtimi ose përditësimi i një artikulli të një pale të tretë te Find My në iPhone

Produkte të caktuara të palëve të treta janë projektuar që të funksionojnë tani me aplikacionin Find My . Në iOS 14.3 ose versione të mëvonshme, mund t'i regjistroni këto produkte tek Apple ID duke përdorur telefonin tuaj iPhone dhe më pas të përdorni skedën Items të aplikacionit Find My për t'i gjetur në rast se humbasin ose i harroni.

Mund të shtoni po ashtu një AirTag te skeda Items. Shikoni Shtimi i një etikete AirTag te Find My në iPhone.

Shtimi i një artikulli të një pale të tretë

  1. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për ta bërë të zbulueshëm artikullin.

  2. Në aplikacionin Find My, prekni Items dhe më pas lëvizni në fund të listës Items.

  3. Prekni Add Item ose Add New Item dhe më pas prekni Other Supported Item.

  4. Prekni Connect, shkruani një emër dhe zgjidhni një emoji dhe më pas prekni Continue.

  5. Prekni Continue për ta regjistruar artikullin me Apple ID dhe më pas prekni Finish.

Nëse keni probleme me shtimin e një artikulli, kontaktoni me prodhuesin për të shikuar nëse mbështetet Find My.

Nëse artikulli është regjistruar në Apple ID të dikujt tjetër, ai peson duhet ta heqë atë para se të mund ta shtoni. Shikoni Heqja e një AirTag ose një artikulli tjetër nga Find My në iPhone.

Ndryshimi i emrit ose emojit të një artikulli

  1. Prekni Items dhe më pas prekni artikullin për të cilin dëshironi të ndryshoni emrin ose emojin.

  2. Prekni Rename Item.

  3. Zgjidhni një emër nga lista ose zgjidhni Custom Name për të shkruar një emër dhe zgjidhni një emoji.

  4. Prekni Done.

Mbajtja e artikullit të përditësuar

Mbajeni artikullin tuaj të përditësuar që të mund të përdorni të gjitha veçoritë te Find my.

  1. Prekni Items dhe më pas prekni artikujt që dëshironi të përditësoni.

  2. Prekni Update Available, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.

    Shënim: Nëse nuk shikoni Update Available, artikulli juaj është i përditësuar.

    Kur artikulli është duke u përditësuar, nuk mund t'i përdorni veçoritë e Find My.

Shfaqja e detajeve për një artikull

Kur regjistroni një artikull tek Apple ID, mund të përdorni Find My për të shikuar më shumë detaje për të, si p.sh. numrin e serisë ose modelin. Mund të shikoni po ashtu nëse një aplikacion i palëve të treta është i disponueshëm nga prodhuesi.

Nëse dëshironi të shikoni detajet për artikullin e dikujt tjetër, shikoni Shikoni detajet për një artikull të panjohur te Find My në iPhone.

  1. Prekni Items dhe më pas prekni artikullin për të cilin dëshironi të shikoni më shumë detaje.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Shikoni detajet: Prekni Show Details.

    • Merrni ose hapni një aplikacion të palëve të treta: Nëse një aplikacion është i disponueshëm, do të shikoni ikonën e aplikacionit. Prekni Get ose butonin Download për të shkarkuar aplikacionin. Nëse e keni shkarkuar tashmë, prekni Open për ta hapur atë në telefonin tuaj iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.