Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Komandimi i aksesorëve me Home në iPhone

Përdorni aplikacionin Home dhe Control Center për të kontrolluar aksesorët në shtëpinë tuaj.

Kontrolli i aksesorëve në aplikacionin Home

Prekni skedën Home ose Rooms, pastaj prekni butonin për një aksesor (një dritë, për shembull) për ta aktivizuar ose çaktivizuar me të shpejtë aksesorin, ose prekni e mbani butonin derisa të shfaqen kontrollet.

Komandat e ofruara varen nga lloji i aksesorit. Për shembull, me disa llamba ka komanda për t'u ndryshuar ngjyrat. Me TV smart, mund të zgjidhni një burim hyrjeje.

Kontrolli i aksesorëve në Control Center

Kur jeni në shtëpi me telefonin tuaj iPhone, mund të shikoni skenat dhe aksesorët përkatës për atë moment në Control Center. Për shembull, një aparat kafeje mund të shfaqet në mëngjes dhe të zëvendësohet nga llamba pranë krevatit gjatë natës.

Hapni Control Center dhe më pas prekni një buton për të aktivizuar ose çaktivizuar një aksesor, ose prekni dhe mbani butonin derisa të shfaqen kontrollet.

Për të parë me shpejtësi të gjitha skenat dhe aksesorët tuaj të preferuar (përveç kamerave), prekni butonin Home Favorites.

Nëse nuk dëshironi që aksesorët të shfaqen në Control Center, shkoni te Settings > Control Center, pastaj çaktivizoni Show Home Controls.

Modifikimi i aksesorëve të shtëpisë

Për të modifikuar cilësimet e aksesorëve, prekni e mbani butonin e aksesorit, rrëshqisni lart ose prekni butonin Settings, pastaj kryeni një nga më poshtë:

  • Riemërtoni një aksesor: Prekni butoni Delete për të fshirë emrin e vjetër, pastaj shkruani një të ri.

  • Ndryshimi i ikonës së një aksesori: Prekni ikonën pranë emrit të aksesorit, pastaj zgjidhni një ikonë të re. Nëse nuk ju jepet mundësia për ikona të tjera, do të thotë që aksesorit nuk mund t'i ndryshohet ikona.

Grupimi i aksesorëve

Mund të komandoni shumë aksesorë bashkë me prekjen e një butoni duke i grupuar së bashku.

  1. Prekni e mbani një aksesor, rrëshqisni lart në ekran ose prekni butoni Settings, pastaj prekni Group with Other Accessories.

  2. Prekni aksesorin që dëshironi të gruponi me këtë aksesor, një dritë tjetër në dhomë p.sh.

  3. Në fushën Group Name shkruani një emër për grupin.

  4. Prekni Done.

    Nëse dëshironi që grupi të shfaqet te skeda Home, aktivizoni Include in Favorites.

Shfaqja e statusit të shtëpisë

Aplikacioni Home ju tregon problemet që mund të kenë nevojë për vëmendjen tuaj, p.sh. dera e përparme është e shkyçur, bateria e një aksesori po mbaron ose një dritë është e ndezur gjatë ditës. Shpesh mund ta zgjidhni problemin vetëm me një prekje.

  1. Hapni aplikacionin Home , pastaj prekni skedën Home.

  2. Prekni një nga butonat e rrumbullakët që shfaqen pikërisht nën emrin e shtëpisë suaj.

Mbani të shtypur një buton që përfaqëson një grup aksesorësh, p.sh. tre drita që ndizen në dy dhoma, dhe mund t'i kontrolloni aksesorët më vete për çdo dhomë. Në këtë rast, mund t'i fikni dy dritat në dhomën e ndenjes, por ta lini ndezur dritën e kuzhinës. Prekja e butonit kontrollon të gjithë aksesorët në grup, p.sh. i ndez ose i fik të gjitha dritat.

Aktivizimi i Adaptive Lighting

Disa drita ju lejojnë të rregulloni temperaturën e ngjyrave, nga blu e ftohtë në të verdhë të ngrohtë. Mund të caktoni që drita të mbështetura ta rregullojnë automatikisht temperaturën e ngjyrës gjatë ditës. Zgjohuni me ngjyrat e ngrohta, qëndroni në gatishmëri dhe të përqendruar në mesditë me ngjyrat e freskëta dhe qetësohuni natën duke hequr dritën blu.

  1. Prekni dhe mbani një aksesor ndriçimi që mbështet Adaptive Lighting.

  2. Prekni butonin Adaptive Lighting.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.