Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorimi i shkurtoreve të asistencës në iPhone

Pasi të konfiguroni funksionet e asistencës, mund t'i aktivizoni apo çaktivizoni me shpejtësi me cilëndo nga mënyrat e mëposhtme.

Kërkojini Siri-t të aktivizojë një funksion të asistencës

Thoni diçka si: “Turn on VoiceOver”. Mësoni si të pyesni Siri-n.

Klikoni tri herë mbi butonin anësor

iPhone me Face ID, mund të aktivizoni ose të çaktivizoni funksionet e asistencës duke klikuar tri herë mbi butonin anësor.

  • Konfigurimi i Accessibility Shortcut: Shkoni te Settings  > Accessibility > Accessibility Shortcut, pastaj zgjidhni funksionet që ju duhen më shumë.

  • Ngadalësim i shpejtësisë së klikimit të dyfishtë dhe të trefishtë për butonin anësor: Shkoni te Settings > Accessibility > Side Button.

  • Përdorimi i Accessibility Shortcut: Klikoni tri herë mbi butonin anësor.

Shikoni Rregulloni cilësimet për butonin anësor ose Hime në iPhone.

Klikimi tri herë mbi butonin Home

Në iPhone me buton Home, mund të aktivizoni ose të çaktivizoni funksionet e asistencës duke klikuar tri herë mbi butonin anësor.

  • Konfigurimi i Accessibility Shortcut: Shkoni te Settings  > Accessibility > Accessibility Shortcut, pastaj zgjidhni funksionet që ju duhen më shumë.

  • Ngadalësim i shpejtësisë së klikimit të dyfishtë dhe të trefishtë për butonin Home: Shkoni te Settings > Accessibility > Home Button.

  • Përdorimi i Accessibility Shortcut: Klikoni tri herë mbi butonin Home.

Shikoni Rregulloni cilësimet për butonin anësor ose Hime në iPhone.

Përdorimi i Control Center

Mund dhe të shtoni funksione të asistencës në Control Center dhe t'i aktivizoni në vijim prej aty.

  1. Shkoni te Settings  > Control Center, pastaj prekni butonin Insert në krah të funksioneve të asistencës që përdorni më shumë.

  2. Për të aktivizuar një funksion të asistencës nga Control Center, hapni Control Center, pastaj prekni funksionin e asistencës.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.