Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shkruani me gjuhën braille drejtpërdrejt në ekranin e iPhone duike përdorur VoiceOver

Nëse aktivizoni Braille Screen Input, mund të përdorni gishtat për të vendosur kode me gjashtë pika braille ose kode të shkurtuara braille drejt në ekranin e iPhone, pa një tastierë fizike braille.

Futja e karaktereve braillle në ekran

  1. Caktoni rotorin te Braille Screen Input.

    Nëse nuk e shihni Braille Screen Input në rotor, shkoni te Settings  > Accessibility > VoiceOver > Rotor, pastaj zgjidheni nga lista.

  2. Vendoseni iPhone në një nga pozicionet e mëposhtme:

    • Modaliteti i tryezës: Vendoseni iPhone në shesh para vetes.

    • Modaliteti i ekranit larg: Mbajeni iPhone me ekranin të drejtuar larg që gishtat tuaja të mblidhen prapa për të prekur ekranin.

  3. Vendosini germat Braille duke prekur ekranin me një a më shumë gishta njëherësh.

    Këshillë: Për ta bërë iPhone t'i lexojë pikat me zë, prekni e mbani pikat, pastaj kur të dëgjoni tingujt e kohëmatësit dhe njoftimin, lëshojini pikat.

    Për të zhvendosur pikat e hyrjes për t'iu përshtatur pozicioneve natyrale të gishtave tuaj, prekni dhe ngrini tri gishtat njëkohësisht në pikat e pozicioneve 4, 5 dhe 6, të ndjekura menjëherë nga tri gishtat e majtë për pikat 1, 2 dhe 3.

    Mund të përdorni po ashtu gjestet për të kryer veprime si më poshtë:

    Veprimi

    Gjesti

    Futni një hapësirë

    Rrëshqitni djathtas me një gisht; në modalitetin e ekranit larg, rrëshqitni në të djathtë

    Fshini karakterin e mëparshëm

    Rrëshqitni majtas me një gisht

    Kaloni në një rresht të ri

    Rrëshqitni djathtas me dy gishta

    Kaloni në cikël mes sugjerimeve drejtshkrimore

    Rrëshqitni lart ose poshtë me një gisht

    Vendosni një kryeradhë ose dërgoni një mesazh (te Messages)

    Rrëshqitni lart me tre gishta

    Kaloni në mënyrë ciklike në modalitetet e gjuhës braille

    Rrëshqitni majtas ose djathtas me tre gishta

    Përktheni në çast (kur aktivizohen shkurtimet)

    Rrëshqitni poshtë me dy gishta

    Kaloni te tastiera vijuese

    Rrëshqitni lart me dy gishta

  4. Për të dalë nga Braille Screen Input, bëni një fërkim me dy gishta (lëvizni dy gishta para dhe prapa tre herë me shpejtësi, duke bërë një "z") ose rregullojeni rotorin në një cilësim tjetër.

Ndryshimi i cilësimeve të Braille Screen Input

  1. Shkoni te Settings > Accessibility > VoiceOver > Braille > Braille Screen Input.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Caktoni karakteret braille të shkurtuara ose me gjashtë pika si parazgjedhje.

    • Ndryshojini në të kundërt pozicionet e pikave për braille me gjashtë pika.

  3. Për të shikuar ose redaktuar komandat dhe gjestet që mund të kryeni kur Braille Screen Input është i aktivizuar, shkoni te Settings > Accessibility > VoiceOver > Commands > Braille Screen Input.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.