Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Konfigurimi i kamerave të sigurisë te Home në iPhone

Mund të përdorni aplikacionin Home për të parë videoaktivitetet e filmuara nga kamerat e sigurisë së shtëpisë tuaj kur pikaset një person, kafshë apo automjet. Videoja e filmuar nga kamerat tuaja analizohet privatisht dhe enkriptohet në aparatin e shtëpisë (HomePod, Apple TV ose iPad) dhe ngarkohet në formë të sigurt në iCloud që të mund ta shikoni vetëm ju dhe ata me të cilët e ndani. Shikoni faqen e internetit të aksesorëve të Home për një listë të kamerave të përputhshme të sigurisë.

Me planin e ruajtjes prej 200 GB në iCloud, mund shikoni 10 ditët e fundit të aktivitetit nga një kamerë e vetme, pa shpenzime të mëtejshme. Mund të kaloni në një kamerë tjetër në çfarëdo kohe, por që të mund të transmetoni e regjistroni nga më shumë se një kamerë duhet të keni një plan 2 TB, që ju mundëson shikimin e aktivitetit nga deri në pesë kamera. Përmbajtja e videos nuk ka të bëjë me kuotën e të dhënave në iCloud tuaj.

Opsionet e kamerës

Kur shtoni një kamerë të përputhshme në aplikacionin Home, ju kërkohet të zgjidhni opsionet e transmetimit dhe të regjistrimit dhe t'ia caktoni kamerën një dhome. Si rregull, kamera shënohet si e preferuar dhe shfaqet në skedën Home. Për t'i modifikuar këto cilësime më vonë, prekni e mbani butonin e kamerës, pastaj prekni butoni Settings për të parë këto opsione:

  • Room: Kamera mund të ndodhet në një dhomë në shtëpinë tuaj ose mund të krijoni një dhomë për një pikë të jashtme si p.sh. kanapenë e verandës ose oborrin e pasmë.

  • Notifications: Prekni Notifications për të zgjedhur kur të merrni një njoftim (në çfarëdo kohe kur nuk jeni në shtëpi p.sh.), kur pikaset lëvizje ose kur regjistrohet një fragment. Mund dhe të zgjidhni të lejoni poza çasti në njoftime.

  • Streaming & Recording: Opsionet përmbajnë Off, Detect Activity, Stream dhe Stream & Allow Recording.

    Mund të krijoni cilësime të veçanta për kur jeni në shtëpi dhe jashtë saj. Për shembull, kur jeni në shtëpi mund të zgjidhni ta ndaloni transmetimin dhe regjistrimin për njërën kamerë në shtëpinë tuaj, por të vazhdoni transmetimin dhe regjistrimin për një kamerë të jashtme.

    Shënim: Aplikacioni Home përdor vendndodhjen e pajisjeve që u përkasin pjesëtarëve të shtëpisë për të ndërruar mes modaliteteve Home dhe Away. Për shembull, kur shkoni për në punë me iPhone, kamera kalon nga cilësimet e When Home te cilësimet e When Away.

  • Opsionet e regjistrimit: Kamera mund të regjistrojë kur pikaset çfarëdo lëvizje ose kur pikaset një lëvizje e caktuar. Kur zgjidhni Specific Motion, regjistrimi i videos aktivizohet nga lëvizja e njerëzve, kafshëve ose automjeteve.

    Këshillë: Nëse zgjidhni një lëvizje të caktuar, në ven të çfarëdo lëvizjeje, do të krijohen më pak fragmente (dhe më pak njoftime për fragmente) si dhe më pak video për shqyrtim. Për shembull, zgjidhni People dhe kamera nuk do të filmojë lëvizjen e gjetheve apo të pemëve, apo ketrat që kërcejnë nga dega në degë.

Krijimi i zonave të aktivitetit

Mund të krijoni zona që e fokusojnë kamerën tuaj te zonat më të rëndësishme në pamjen e saj, p.sh. te rrugica përpara, por jo te trotuari pas saj. Më pas mund të sinjalizoheni kur zbulohen lëvizje në këto zona.

Shënim: Mund të krijoni zona aktiviteti vetëm për kamerat e konfiguruara për të regjistruar kur zbulohet një lëvizje specifike. Zonat e aktivitetit nuk do të kenë ndikim tek automatizimet e zbulimit.

  1. Prekni skedën Home, prekni dhe mbani kamerën, pastaj prekni butonin Settings.

  2. Prekni Activity Zones, prekni ose vizatoni në video për të krijuar një zonë, më pas prekni Add Zone.

    Për ta bërë kamerën të zbulojë lëvizjet vetëm jashtë zonës që keni përcaktuar, prekni Invert Zone.

  3. Krijoni zona shtesë sipas dëshirës në pamjen e kamerës, p.sh. një për rrugën dhe një tjetër për kutinë postare.

  4. Prekni Add Zone për çdo zonë që krijoni, më pas prekni Done.

Ekrani i iPhone që tregon një zonë aktiviteti brenda një imazhi të nxjerrë nga një kamerë e ziles së derës. Zona e aktivitetit përfshin një verandë dhe një rrugicë, por e përjashton rrugën e makinave dhe rrugën kryesore. Butonat Cancel dhe Done janë mbi imazh. Butonat Add Zone dhe Invert Zone janë poshtë.

Shikimi i videos

  1. Prekni skedën Home, pastaj prekni kamerën.

    Videoja e drejtpërdrejtë duhet të luajë automatikisht.

  2. Rrëshqisni përgjatë shiritit kohor në fund të ekranit për të shfletuar fragmentet e regjistruara.

  3. Prekni një fragment për ta luajtur.

  4. Ndukni fragmentin duke e hapur majtas dhe djathtas për të shfaqur shiritin kohor, pastaj tërhiqeni për të kaluar përpara ose mbrapa nëpër video.

  5. Prekni Live për t'u kthyer në videon e drejtpërdrejtë.

Kur e konfiguroni kamerën për të pikasur lëvizje të caktuar, shiriti kohor shfaq simbole të veçanta për njerëzit, kafshët dhe automjetet.

Mund dhe të shikoni videon e drejtpërdrejtë dhe të regjistruar në aplikacionin Home në Mac tuaj me macOS 10.15.1 e lart.

Zgjedhja e opsioneve të autorizimit

Për t'u lejuar të tjerëve të shikojnë video nga kamerat tuaja, ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Prekni butonin Homes dhe Home Settings.

  2. Prekni Home Settings, pastaj poshtë titullit People, prekni një person.

  3. Prekni Cameras, pastaj zgjidhni një opsion.

Për të mësuar si t'u lejoni të tjerëve të shikojnë videot nga kamerat tuaja, shihni Mund të lejoni të tjerë të komandojnë aksesorë në shtëpinë tuaj.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.