Kontrolli i audios hapësinore në AirPods me iPhone

Kur shikoni një shfaqje ose film të mbështetur, AirPods Max (iOS 14.3 e lart) dhe AirPods Pro përdorin audion hapësinore për të krijuar një eksperiencë gjithëpërfshirëse të tingullit rrethues. Audioja hapësirnore përfshin monitorimin dinamik të kokës. Me monitorimin dinamik të kokës, ju i dëgjoni kanalet e tingullit rrethues në vendin e duhur, edhe kur ktheni kokën ose lëvizni telefonin iPhone.

Mësoni se si funksionon audioja hapësirore

  1. Vendosni AirPods Max në kokë ose vendosni të dy kufjet AirPods Pro në veshë dhe më pas shkoni te Settings  > Bluetooth.

  2. Në listën e pajisjeve, prekni butonin Actions Available pranë AirPods Max ose AirPods Pro, më pas prekni See & Hear How It Works.

Aktivizimi ose çaktivizimi i audios hapësinore kur shikoni një shfaqje ose film

Hapni Control Center, shtypni dhe mbani kontrollin e volumit, pastaj prekni Spatial Audio poshtë në të djathtë.

Aktivizimi ose çaktivizimi i audios hapësinore për të gjitha shfaqjet dhe filmat

  1. Shkoni te Settings  > Bluetooth.

  2. Në listën e pajisjeve, prekni butonin Actions Available pranë AirPods.

  3. Aktivizoni ose çaktivizoni Spatial Audio.

Çaktivizimi i monitorimit dinamik të kokës

  1. Shkoni te Settings  > Accessibility > Headphones.

  2. Prekni emrin e kufjeve dhe më pas çaktivizoni Follow iPhone.

Monitorimi dinamik i kokës bën që të duket sikur audioja vjen nga telefoni juaj iPhone, edhe kur lëvizni kokën. Nëse e çaktivizoni monitorimin dinamik të kokës, audioja duket sikur ndjek lëvizjen e kokës suaj.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.