Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdoreni iPhone duke përdorur gjestet e VoiceOver

Kur është aktiv VoiceOver, duhet të përdorni gjestet e posaçme për të shkyçur iPhone, për të shkuar në ekranin Home Screen, për të hapur Control Center, për të ndërruar aplikacionet etj.

Shkyçja e iPhone

  • Në iPhone me Face ID: Zgjojeni iPhone dhe shikojeni, pastaj tërhiqni lart nga skaji i poshtëm i ekranit deri sa të ndjeni një dridhje ose të dëgjoni dy tone në rritje.

  • Në iPhone me Touch ID: Shtypni butonin Home.

Nëse kërkohet, futni kodin e kalimit. Për të shmangur shqiptimin e fjalëkalimit teksa e vendosni, vendoseni fjalëkalimin në heshtje me modalitetin e shkrimit të dorës ose shkruani në tastierën Braille në ekran.

Vajtja tek ekrani Home Screen

  • Në iPhone me Face ID: Tërhiqni një gisht për lart nga skaji i poshtëm i ekranit deri sa të ndjeni një dridhje ose të dëgjoni dy tone në rritje, pastaj ngrini gishtin.

  • Në iPhone me buton Home: Shtypni butonin Home.

Kalimi te një aplikacion tjetër

Rrëshqitni djathtas ose majtas me katër gishta për shfletuar mes aplikacioneve të hapura.

Përndryshe, mund të përdorni App Switcher:

  1. Hapni App Switcher duke përdorur një prej mënyrave të mëposhtme:

    • Në iPhone me Face ID: Tërhiqni një gisht për lart nga buza e poshtme e ekranit derisa të ndjeni dridhjen e dytë ose të dëgjoni tri tinguj, pastaj ngrini gishtin.

    • Në iPhone me buton Home: Klikoni dy herë butonin Home.

  2. Për të shfletuar aplikacionet e hapura, rrëshqitni majtas ose djathtas, derisa të zgjidhet aplikacioni që dëshironi.

  3. Prekni dy herë për ta hapur aplikacionin.

Hapja e Control Center

  • Në iPhone me Face ID: Tërhiqni një gisht për poshtë nga buza e sipërme e ekranit derisa të ndjeni një dridhje ose të dëgjoni tonin e dytë.

  • Në të gjitha modelet e iPhone: Prekni një artikull në shiritin e statusit, pastaj rrëshqitni lart me tri gishta. Ose prekni e mbani pjesën e poshtme të ekranit derisa të dëgjoni një ton, pastaj rrëshqitni lart.

Për ta hequr Control Center, bëni një fërkim me dy gishta (lëvizni dy gishta para dhe prapa tre herë me shpejtësi, duke bërë një “z”).

Shfaqja e njoftimeve

  • Në iPhone me Face ID: Tërhiqni një gisht për poshtë nga buza e sipërme e ekranit derisa të ndjeni dridhjen e dytë ose të dëgjoni tonin e tretë.

    Për ta hequr ekranin e njoftimeve, bëni një fërkim me dy gishta (lëvizni dy gishta para dhe prapa tre herë me shpejtësi, duke bërë një “z”).

  • Në të gjitha modelet e iPhone: Prekni një artikull në shiritin e statusit, pastaj rrëshqitni poshtë me tri gishta. Ose prekni e mbani pjesën e sipërme të ekranit derisa të dëgjoni një ton, pastaj rrëshqitni poshtë.

Për ta hequr ekranin e njoftimeve, bëni një fërkim me dy gishta (lëvizni dy gishta para dhe prapa tre herë me shpejtësi, duke bërë një “z”).

Leximi me zë i informacioneve të shiritit të statusit

  1. Prekni shiritin e statusit në krye të ekranit.

  2. Rrëshqitni majtas ose djathtas për të dëgjuar orën, gjendjen e baterisë, fuqinë e sinjalit të lidhjes Wi-Fi etj.

Riorganizimi i aplikacioneve në ekranin Home Screen

Përdorni një nga metodat e mëposhtme:

  • Tërhiqni dhe lëshoni: Prekni një ikonë në ekranin Home Screen, pastaj prekeni dy herë dhe mbani gishtin në ekran derisa të dëgjoni tre tone në rritje. Vendndodhja përkatëse e artikullit përshkruhet ndërsa e tërhiqni. Ngrini gishtin kur ikona të ndodhet në vendndodhjen e re. Tërhiqni një ikonë në cep të ekranit për ta lëvizur te një ekran tjetër Home Screen.

  • Veprimet Move: Prekni një aplikacion, pastaj rrëshqitni poshtë për të dëgjuar veprimet e mundshme. Kur të dëgjoni "Edit Mode", prekni dy herë për të filluar risistemimin e aplikacioneve. Gjeni aplikacionin që dëshironi të lëvizni, pastaj rrëshqitni poshtë te veprimi Move dhe prekeni dy herë. Lëvizeni kursorin e VoiceOver te destinacioni i ri për aplikacionin, pastaj zgjidhni nga veprimet e mundshme: Cancel Move, Create New Folder, Add to Folder, Move Before ose Move After.

Kur të përfundoni, prekni Done, pastaj prekni dy herë.

Kërkimi nga ekrani Home Screen

  1. Trokitni kudo në Home Screen jashtë shiritit të statusit.

  2. Rrëshqitni poshtë me tre gishta.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.