Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Menaxhimi i bibliotekës suaj në aplikacionin Apple TV në iPhone

Në aplikacionin Apple TV , biblioteka juaj përfshin shfaqjet dhe filmat që keni blerë, marrë me qira dhe shkarkuar. Nëse përdorni Family Sharing, mund të shikoni edhe blerjet e bëra nga anëtarët e familjes.

Shfletimi në bibliotekën tuaj

Prekni Library dhe më pas prekni TV Shows, Movies ose Genres.

Shikimi i një filmi që keni marrë me qira

  1. Prekni Library, prekni Rentals dhe më pas prekni një film.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Play: Prekni butonin Play. Shfaqet koha e mbetur për periudhën e marrjes me qira.

    • Download: Prekni butonin Download për ta shikuar këtë artikull më vonë kur iPhone nuk është i lidhur në internet.

Ndarja e blerjeve të bëra me anëtarët e familjes

Nëse përdorni Family Sharing, ju dhe anëtarët e familjes mund t’i përdorni së bashku blerjet në aplikacionin Apple TV.

Prekni Library, prekni Family Sharing, pastaj zgjidhni një familjar.

Heqja e një artikulli të shkarkuar

  1. Prekni Library, pastaj prekni Downloaded.

  2. Rrëshqitni majtas mbi artikullin që dëshironi të hiqni, pastaj prekni Delete.

Heqja e një artikulli nga iPhone nuk jua fshin nga blerjet në iCloud. Artikullin mund ta shkarkoni sërish më vonë në iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.