Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Zbatoni Photographic Styles

Në modelet e iPhone 13 dhe iPhone SE (gjenerata e 3-të), mund të zbatoni një Photographic Style që personalizon mënyrën se si nxirren fotografitë me Camera . Zgjidhni nga stilet e paracaktuara, Rich Contrast, Vibrant, Warm, ose Cool, dhe më pas personalizojini më tej duke rregulluar vlerat e tonit dhe të ngrohtësisë. Camera zbaton zgjedhjen tuaj sa herë që nxirrni një fotografi në modalitetin Photo. Mund t'i ndryshoni dhe t'i rregulloni Photographic Styles pikërisht te Camera.

Kamera është e hapur dhe ekrani shfaq Photographic Style. Në këndin lart majtas të ekranit është butoni Flash. Lart në qendër të ekranit është butoni Camera Controls; ai është aktiv. Në këndin lart djathtas janë butonat Photographic Styles On dhe Live Photo. Në kuadrin e kamerës, në të gjithë ekranin e kamerës, është stili Rich Contrast. Nën kuadrin e kamerës janë butoni Styles, rrëshqitësit për rregullimin e vlerave për Tone dhe Warmth, si dhe butoni Styles Reset. Në fund të ekranit janë, nga e majta dhe të djathtë, butoni Photo and Video Viewer, butoni Take Picture dhe butoni Camera Chooser Back-Facing.

Zgjidhni një Photographic Style

Camera është caktuar automatikisht tek opsioni Standard, një stil i balancuar që përputhet me realitetin. Për të zbatuar një stil tjetër Photographic Style, bëni si më poshtë:

  1. Hapni Camera dhe më pas prekni butonin Camera Controls.

  2. Prekni butonin Photographic Styles dhe më pas rrëshqitni majtas për të shikuar paraprakisht stilet e ndryshme:

    • Rich Contrast: Hije më të errëta, ngjyra më të pasura dhe kontrasti më i fortë krijojnë një pamje dramatike.

    • Vibrant: Ngjyrat e bukura të forta dhe të shndritshme krijojnë një pamje natyrale por përsëri të shkëlqyer.

    • Warm: Tonet dytësore të arta krijojnë një pamje më të ngrohtë.

    • Cool: Tonet dytësore blu krijojnë një pamje më të ftohtë.

    Për të personaluizuar një stil Photographic Style, prekni kontrollet për Tone dhe Warmth nën kuadër dhe më pas zvarritni rrëshqitësin majtas ose djathtas për të rregulluar vlerën. Prekni butonin Photographic Styles Reset për të rivendosur vlerat.

  3. Prekni butonin Photographic Styles për të zbatuar Photographic Style.

Për të ndryshuar ose rregulluar një stil Photographic Style që keni caktuar, prekni butonin Photographic Styles On në krye të ekranit.

Mund t'i ndryshoni po ashtu Photographic Styles te Settings: shkoni te Settings  > Camera > Photographic Styles.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.