Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorimi i automatizimeve te Home në iPhone

Në aplikacionin Home , mund të ekzekutoni proceset e automatizimit në bazë të orës së ditës, vendndodhjes suaj, aktivizimit të një sensori ose veprimit të një aksesori. Mund të përdorni automatizimet e konfiguruara paraprakisht të përfshira në aplikacionin Home, ose mund të krijoni automatizimet tuaja.

Përdorimi i një automatizimi të konfiguruar paraprakisht

  1. Në skedën Home, prekni dhe mbani një aksesor, prekni Accessory Details dhe më pas rrëshqitni lart ose prekni butonin Settings.

  2. Aktivizoni një automatizim.

Për ta çaktivizuar një automatizim, kthehuni në ekranin e cilësimit të aksesorit dhe më pas çaktivizojeni atë.

Krijimi i një automatizimi

  1. Në skedën Home, prekni butonin Add.

  2. Prekni Add Automation, pastaj zgjidhni një nga aktivizuesit e mëposhtëm të automatizimit:

    • Kur mbërrini ose largoheni nga një vendndodhje: Prekni People Arrive ose People Leave. Zgjidhni se kur aktivizohet automatizimi nga njerëzit që vijnë ose largohen, vendndodhjen dhe kohën kur funksionon automatizimi.

    • Në një orë të ditës: Prekni A Time of Day Occurs, pastaj zgjidhni kur dëshironi të kryhet automatizimi.

      Nëse zgjidhni Sunset ose Sunrise, ora do të ndryshojë sipas ndryshimit të stinës.

      Gjithashtu mund të caktoni një automatizim që të ndodhë vetëm pas perëndimit të diellit, që është e dobishme për të ndezur dritat vetëm kur nevojiten.

    • Kur ndryshon një aksesor: Prekni An Accessory is Controlled, zgjidhni një aksesor, prekni Next, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.

      Këtë mund ta përdorni për shembull, për të ekzekutuar një skenë kur shkyçni derën e jashtme.

    • Një sensor pikas diçka: Nëse keni shtuar një sensor te Home, prekni A Sensor Detects Something, zgjidhni një aksesor, prekni Next, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.

      Këtë mund ta përdorni, për shembull për të ndezur dritat nëpër shkallë kur pikaset lëvizje në afërsi.

Mund të prekni gjithashtu anën e djathtë të një pllake automatizimi, prekni butonin Settings dhe më pas shtoni, aktivizoni ose çaktivizoni automatizimet.

Menaxhoni dhe modifikoni automatizimet

  1. Prekni skedën Automation në fund të ekranit të aplikacionit Home.

  2. Prekni një automatizim, më pas bëni një nga sa vijon:

    • Aktivizoni ose çaktivizoni automatizimin

    • Zgjidhni kur do të ndodhë automatizimi

    • Shtoni ose hiqni aksesorët

    • Testoni automatizimin

    • Fshini automatizimin

Shtimi i shkurtores Siri

Për ta bërë edhe më efikas automatizimin tuaj, mund t'i shtoni një Siri Shortcut.

  1. Kur zgjidhni aksesorë për t'i komanduar me automatizim, rrëshqisni lart pastaj prekni Convert To Shortcut.

  2. Prekni butoni Add Shortcut, pastaj zgjidhni një shkurtore.

Shihni Udhëzuesi i përdorimit të Shortcuts.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.