Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Kontrolli i integritetit dhe përdorimit të baterisë së iPhone

Mund të shikoni informacionet për integritetin e baterisë së iPhone dhe të mësoni se si ndikon përdorimi i iPhone në nivelin e baterisë.

Rishikoni integritetin e baterisë së iPhone

Shkoni te Settings  > Battery, pastaj prekni Battery Health & Charging.

iPhone shfaq informacion rreth kapacitetit të baterisë, performancës maksimale dhe nëse bateria ka nevojë për servis.

Shfaqni informacionin e përdorimit të baterisë

Shkoni te Settings  > Battery.

Informacioni rreth përdorimit dhe aktivitetit të baterisë shfaqet për 24 orët e fundit dhe për deri në 10 ditët e fundit.

  • Statistika dhe sugjerime: Mund të shihni statistika rreth kushteve apo formave të përdorimit që shkaktojnë konsum energjie për iPhone. Mund dhe të shihni sugjerime për uljen e konsumit të energjisë. Nëse shfaqet një sugjerim, mund ta prekni për të shkuar te cilësimi përkatës.

  • Last Charged: Tregon sa shumë është karikuar herën e fundit bateria dhe kohën kur është shkëputur.

  • Grafiku Battery Level (te Last 24 Hours): Shfaq nivelin e baterisë, intervalet e karikimit dhe periudhat kur iPhone ka qenë në Low Power Mode apo kur bateria ka qenë në gjendje tejet të ulët.

  • Grafiku Battery Usage (për Last 10 Days): Shfaq përqindjen e baterisë së përdorur çdo ditë.

  • Grafikut Activity: Shfaq aktivitetin me kalimin e kohës, të ndarë sipas ekranit ndezur apo fikur.

  • Screen On dhe Screen Off: Shfaq aktivitetin gjithsej për intervalin e zgjedhur, kur ekrani ka qenë ndezur dhe kur ka qenë fikur. Pamja Last 10 Days tregon mesataren ditore.

  • Battery Usage by App: Tregon raportin e përdorimit të baterisë nga secili aplikacion për intervalin e zgjedhur.

  • Activity by App: Tregon kohëzgjatjen e përdorimit të secilit aplikacion në intervalin e zgjedhur.

Shënim: Për të parë informacionin e baterisë për një orë apo ditë të caktuar, prekni intervalin në grafik. Për ta çzgjedhur, prekni jashtë grafikut.

Jetëgjatësia e baterisë dhe ciklet e karikimit ndryshojnë me përdorimin dhe cilësimet. Bateria e iPhone duhet të riparohet dhe të riciklohet nga Apple ose një ofrues i shërbimit i autorizuar të Apple. Shikoni sajtin e uebit për shërbimin për baterinë dhe riciklimin.

Për të mësuar rreth mënyrës së maksimizimit të performancës dhe jetëgjatësisë së baterisë, shikoni artikullin e Ndihmës së Apple Bateria dhe performanca e iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.