Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndani panelet e Freeform dhe bashkëpunoni në iPhone

Në aplikacionin Freeform , mund t'u dërgoni të tjerëve një kopje të një paneli në PDF. Mund të ftoni po ashtu njerëzit që të bashkëpunojnë në një panel në iCloud dhe të gjithë do të shikojnë ndryshimet më të fundit kur të jenë në linjë dhe të identifikuar me Apple ID.

Eksportoni një kopje të një paneli në PDF

  1. Në panelin që dëshironi të ndani, prekni butoinn More dhe më pas prekni Export to PDF.

  2. Zgjidhni mënyrën se si dëshironi të ndani panelin, si p.sh. AirDrop , Messages ose Mail dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.

    Njerëzit dhe grupet me të cilat keni komunikuar së fundi shfaqen si ikona. Prekni një për ta ndarë panelin me ta.

Këshillë: Gjithashtu mund ta eksportoni një panel të ndarë më parë si PDF gjatë shfletimit tek All Boards. Prekni dhe mbani shtypur miniaturën ose emrin e panelit dhe më pas prekni Export as PDF.

Ftoni të tjerët të bashkëpunojnë në një panel

Kur bashkëpunoni me të tjerët në një panel të ndarë të Freeform, mund t'i shikoni modifikimet ndërsa të tjerët i bëjnë ato. Ndryshimet ruhen në iCloud, kështu që të gjithë ata që kanë akses në panel shikojnë versionin më të fundit sa herë që e hapin.

Të gjithë me të cilët ndani duhet të identifikohen me Apple ID për të modifikuar ose parë panelin.

Shënim: Panelet ruhen vetëm në llogarinë e iCloud të pronarit. Hapësira ruajtëse e iCloud e pjesëmarrësve nuk preket nga artikujt në një panel.

iPhone me aplikacionin Freeform dhe opsionet e bashkëpunimit të hapura.
  1. Kryeni një nga më poshtë:

    • Gjatë shfletimit te All Boards: Prekni dhe mbani shtypur panelin që dëshironi të ndani dhe më pas prekni Share.

    • Nëse jeni në një panel: Prekni butonin Share Board.

  2. Cilësimi aktual i ndarjes përshkruhet nën emrin e panelit, si p.sh. “Only invited people can edit”. Prekni cilësimet për ta ndryshuar.

    Shënim: Nëse dëshironi të jeni i vetmi që mund të ftojë të tjerët, zgjidhni “Only invited people” dhe çaktivizoni “Allow others to invite” (ngjyra jeshile është aktive).

  3. Zgjidhni se si dëshironi ta ndani panelin, si p.sh. AirDrop , Messages ose Mail , ose prekni ikonën e çdo personi me të cilin keni komunikuar së fundi për të ndarë me atë.

Mund të shtoni persona pasi të keni filluar të ndani një panel. Prekni butonin Collaboration, prekni Manage Shared Board dhe më pas prekni Share With More People. Në varësi të cilësimeve të bashkëpunëtorëve në Messages, butoni Collaboration mund të ndryshojë pamjen.

Shënim: Për të bashkëpunuar duke përdorur Messages, ju dhe kushdo që ftoni duhet të përdorni iMessage me iOS 16.2, iPadOS 16.2, macOS Ventura 13.1 ose versione më të reja.

Shikoni të tjerët duke punuar në një panel

Mund të shikoni se ku punojnë të tjerët në panelin tuaj në kohë reale.

Një panel i ndarë me menynë e bashkëpunimit të dukshme.
  1. Prekni butonin Collaboration, më pas aktivizoni Participant Cursors.

  2. Prekni emrin e një pjesëmarrësi për të kaluar te vendi ku ata po punojnë në panel.

    Ngjyra pranë emrit të pjesëmarrësit përputhet me ngjyrën që shënon vendin e tyre në panel.

Shënim: Të tjerët që punojnë me ju në panel mund të zhbëjnë dhe ribëjnë ndryshimet e tyre vetëm kur paneli është i hapur. Përdorni butonin Undo për të kaluar nëpër ndryshimet që keni bërë në pajisjen tuaj. Për të ribërë një ndryshim pasi ta zhbëni atë, prekni dhe mbani shtypur butonin Undo dhe më pas prekni Redo.

Menaxhoni cilësimet e ndarjes

Ju mund të ndryshoni aksesin dhe lejet për individët ose për të gjithë pasi të keni filluar të ndani një panel.

  1. Prekni butonin Collaboration.

    Shfaqet një listë e pjesëmarrësve që tregon se kush po punon në panel.

  2. Prekni Manage Shared Board, më pas bëni një nga sa vijon:

    • Kyçni panelin për modifikimet: Prekni Share Options dhe më pas prekni "View only”.

      Shënim: Nëse nuk dëshironi që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të ftojnë të tjerë, zgjidhni “Only people you invite” dhe “Only you can add people.”

    • Jepni akses për modifikim: Prekni Share Options dhe më pas prekni “Can make changes”.

    • Ndryshoni aksesin dhe lejet në mënyrë individuale: Prekni emrin e një pjesëmarrësi dhe më pas rregulloni cilësimet e tij.

    • Ftoni të tjerët me një lidhje: Prekni Share Options, prekni “Anyone with the link”, prekni butonin Back dhe më pas prekni Copy Link.

      Shënim: Çdo person mund ta kopjojë lidhjen për t'ua dërguar të tjerëve, por nëse zgjidhni “Only people you invite”, atëherë vetëm ata që janë ftuar të hapin panelin mund ta përdorin lidhjen.

Këshillë: Ju gjithashtu mund të menaxhoni çdo panel që keni ndarë më parë gjatë shfletimit tek All Boards. Prekni dhe mbani miniaturën ose emrin dhe më pas prekni Manage Shared Board.

Ndaloni ndarjen ose bashkëpunimin

  1. Prekni butonin Collaboration, më pas prekni Manage Shared Board.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Hiqni personat: Prekni emrin e pjesëmarrësit që dëshironi të hiqni, më pas prekni Remove Access.

    • Hiqni veten nga paneli i dikujt tjetër: Prekni emrin tuaj dhe më pas prekni Remove Me.

    • Ndaloni ndarjen me të gjithë: Prekni Stop Sharing dhe më pas prekni Stop Sharing.

      Kur zgjidhni këtë opsion, paneli nuk shfaqet më në pajisjet e pjesëmarrësve të tjerë, edhe pse ju keni ende akses në të.

Për të përdorur plotësisht veçoritë e bashkëpunimit, të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë në linjë, të identifikohen me Apple ID, të aktivizojnë Freeform në cilësimet e iCloud dhe të kenë të aktivizuar vërtetimin me dy faktorë.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.