Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Mbajtja e regjistrimeve të përditësuara në Voice Memos në iPhone

Me aplikacionin Voice Memos dhe iCloud, regjistrimet tuaja audio mbahen të përditësuara automatikisht në pajisjet iPhone, iPad dhe Mac (ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID dhe Voice Memos është aktivizuar te cilësimet ose preferencat e iCloud).

Për të aktivizuar Voice Memos në iCloud në pajisjet tuaja, bëni si më poshtë:

  • iOS ose iPadOS: Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud > Show All dhe më pas aktivizoni Voice Memos.

  • macOS Ventura: Zgjidhni menynë e Apple  > System Settings, klikoni tek [emri juaj] në krye të shiritit anësor dhe më pas klikoni tek iCloud në të djathtë. Klikoni tek iCloud Drive, klikoni tek Options, klikoni te Documents, zgjidhni Voice Memos dhe më pas klikoni te Done. (Nëse nuk e shikoni emrin tuaj në krye të shiritit anësor, klikoni te Sign in with your Apple ID për të futur Apple ID ose për të krijuar një të re.)

  • macOS 10.15–12.5: Zgjidhni menunë e Apple > System Preferences dhe më pas kilikoni tek Apple ID. Klikoni tek iCloud në shiritin anësor dhe më pas zgjidhni iCloud Drive. Klikoni tek Opsionet pranë iCloud Drive, klikoni te Documents dhe më pas zgjidhni Voice Memos.

  • macOS 10.14 ose versione më të hershme: Zgjidhni Apple menu > System Preferences dhe më pas kilikoni tek iCloud. Zgjidhni iCloud Drive, klikoni tek Options dhe më pas zgjidhni Voice Memos.

Shikoni Sinkronizimi i përmbajtjes mes Mac dhe iPhone ose iPad në Udhëzuesin e përdorimit të macOS.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.