Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Sinkronizimi i një aplikacioni të palëve të treta për stërvitjen te Fitness në iPhone

Mund të sinkronizoni një aplikacion të përputhshëm të palëve të treta për stërvitjen me aplikacionin Fitness në iPhone për t'ju ndihmuar të realizoni objektivat tuaj të fitnesit. Fitness sugjeron aplikacione për stërvitjen që mund t'i shkarkoni nga App Store.

  1. Prekni Summary dhe më pas prekni zonën Activity.

  2. Lëvizni poshtë te Workout Apps.

  3. Zgjidhni një aplikacion dhe më pas shkarkojeni nga App Store.

  4. Hapni aplikacionin dhe nëse kërkohet, jepni lejen për të ndarë të dhëna me aplikacionin Health.

    Çdo stërvitje që përfundoni në një aplikacion të përputhshëm të një pale të tretë shfaqet në përmbledhjen e aktivitetit tuaj dhe kontribuon në progresin për mbylljen e unazës Move në aplikacionin Fitness.

Për të parë nëse një aplikacion stërvitjeje që keni shkarkuar tashmë është i lidhur me Fitness dhe Health, shikoni Ndarja e të dhënave të shëndetit e të fitnesit me aplikacionet dhe pajisjet.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.