Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Menaxhimi i kartave dhe i aktivitetit me Apple Pay në iPhone

Në aplikaiconin Wallet , mund të menaxhoni kartat që përdorni për Apple Pay dhe të rishikoni transaksionet tuaja të fundit.

Shfaqja e informacionit për një kartë dhe ndryshimi i cilësimeve të saj

Nëse keni një e Card, shikoni Konfigurimi dhe përdorimi i Apple Card në iPhone (vetëm në SHBA). Për kartat e tjera të debitit dhe kreditit, bëni sa më poshtë:

  1. Tek Wallet, prekni kartën.

    Shënim: Mund të shfaqen transaksionet e fundit, duke treguar një shumat e autorizuara që mund të jenë ndryshe nga shuma e pagesës e debituar në llogarinë tuaj. Për shembull, një pikë karburanti mund të kërkojë autorizim për 99 dollarë, ndonëse keni mbushur vetëm 25 dollarë benzinë. Për të parë tarifimet përfundimtare, shikoni pasqyrën nga lëshuesi i kartës suaj, e cila përfshin të gjitha transaksionet e Apple Pay.

  2. Prekni butonin More, pastaj prekni një nga më poshtë:

    • Card Number: Shikoni katër shifrat e fundit të numrit të kartës dhe Device Account Number - numri që i transmetohet tregtarit.

    • Card Details: Shikoni më shumë informacione; ndryshoni adresën e faturimit; aktivizoni ose çaktivizoni historinë e transaksioneve; ose hiqni kartën nga Wallet.

    • Notifications: Aktivizoni ose çaktivizoni njoftimet.

Ndryshimi i cilësimeve të Apple Pay

  1. Shkoni te Settings  > Wallet & Apple Pay.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Klikoni dy herë mbi butonin anësor: (në iPhone me Face ID) Kartat ose lejekalimet tuaja shfaqen në ekran kur klikoni dy herë butonin anësor.

    • Klikoni dy herë butonin Home: (në iPhone me buton Home) Kartat dhe lejekalimet tuaja shfaqen në ekran kur klikoni dy herë butonin Home.

    • Lejimi i Payments në Mac: I lejon iPhone të konfirmojë pagesat në kompjuterin Mac në afërsi.

Heqja e kartave nga Apple Pay nëse e humbi iPhone apo jua grabisin

Nëse keni aktivizuar Find My iPhone, mund ta përdorni për t'ju ndihmuar të gjeni e të siguroni iPhone tuaj.

Për të hequr kartat tuaja nga Apple Pay, kryeni një nga më poshtë:

  • Në një kompjuter Mac ose PC: Identifikohuni në llogarinë tuaj Apple ID. Te seksioni Devices, zgjidhni telefonin e humbur iPhone. Në seksionin Wallet & Apple Pay, klikoni te Remove Items.

  • Në një iPhone ose iPad tjetër: Shkoni te Settings  > [emri juaj], zgjidhni telefonin e humbur iPhone, pastaj prekni Remove Items (nën Wallet & Apple Pay).

  • Kontaktoni lëshuesit e kartave tuaja.

Nëse i hiqni kartat, mund t'i shtoni sërish më vonë.

Shënim: Nëse çidentifikoheni nga iCloud te Settings > [emri juaj], të gjitha kartat e kreditit dhe të debitit për Apple Pay hiqen nga iPhone. Ju mund t'i shtoni kartat sërish herën tjetër kur identifikoheni me Apple ID tuaj.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.