Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorimi i VoiceOver në aplikacione në iPhone

Mund të përdorni VoiceOver për të ndërvepruar me aplikacionet, edhe nëse nuk mund ta shikoni ekranin. VoiceOver mbështetet në aplikacionet e integruara të Apple që kanë ardhur me telefonin tuaj iPhone - si p.sh. Safari , Maps  etj. Me VoiceOver Recognition, mund të merrni përshkrime të imazheve dhe elementeve të ekranit edhe në faqet e uebit dhe në aplikacione pa informacionet e qasshmërisë.

Shfletimi i internetit në Safari

  • Kërkimi në internet: Zgjidhni fushën e adresës, trokitni dy herë për të shfaqur tastierën dhe më pas futni një term kërkimi, frazë ose URL-në. Prekni dy herë te Go ose zgjidhni një sugjerim kërkimi dhe më pas prekni dy herë.

  • Kaloni tek elementi tjetër në një faqe uebi: Vendosni rotorin në llojin e elementit, si p.sh. titujt, lidhjet dhe kontrollet e formës, pastaj rrëshqitni lart ose poshtë.

  • Vendosja e cilësimeve të rotorit për shfletimin e uebit: Shkoni te Settings  > Accessibility > VoiceOver > Rotor. Zgjidhni ose anuloni zgjedhjen për artikujt ose tërhiqni butonin Reorder lart ose poshtë për të ripozicionuar një artikull.

  • Kapërcimi i imazheve gjatë navigimit: Shkoni te Settings > Accessibility > VoiceOver > Navigate Images. Ju mund të zgjidhni të kapërceni të gjitha imazhet ose vetëm ato pa përshkrime.

  • Reduktimi i çrregullimit të faqes për lexim dhe navigim më të lehtë: Në fushën e adresës së Safari, zgjidhni butonin Format Options, prekni dy herë, zgjidhni Show Reader View (nuk është i disponueshëm për të gjitha faqet e uebit) dhe më pas prekni dy herë.

Navigoni te Maps

  • Për të kontrolluar se si harta monitoron vendndodhjen tuaj aktuale: Zgjidhni butonin Tracking dhe më pas prekni dy herë derisa të dëgjoni opsionin e monitorimit që dëshironi:

    • Tracking on: Harta qendërzohet automatikisht në vendndodhjen tuaj aktuale.

    • Tracking on with heading: Harta qendërzohet automatikisht në vendndodhjen tuaj aktuale dhe rrotullohet në mënyrë që drejtimi nga jeni drejtuar të jetë në krye të ekranit. Në këtë modalitet, iPhone thotë emrat e rrugëve dhe pikat e interesit ndërsa u afroheni atyre.

    • Tracking off: Harta nuk qendërzohet automatikisht në vendndodhjen tuaj aktuale.

  • Eksplorimi i hartës: Tërhiqni gishtin nëpër ekran ose rrëshqitni majtas ose djathtas për të shkuar te një artikull tjetër.

  • Zmadhimi ose zvogëlimi: Zgjidhni hartën, vendosni rotorin te Zoom, pastaj rrëshqitni poshtë ose lart me një gisht.

  • Panoramimi i hartës: Rrëshqitni me tre gishta.

  • Shfletoni pikat e interesit të shfaqura në hartë: Vendosni rotorin te Points of Interest, pastaj rrëshqitni lart ose poshtë me një gisht.

  • Ndjekja e një rruge: Mbani gishtin poshtë te rruga, prisni derisa të dëgjoni “pause to follow", pastaj lëvizni gishtin përgjatë rrugës.

  • Marrja e informacionit për një vendndodhje: Zgjidhni vendndodhjen (p.sh. një biznes, pikë referimi ose pineskë) dhe më pas prekni dy herë për të hapur kartën e informacioneve. Rrëshqitni majtas ose djathtas për të dëgjuar informacionet si udhëzimet, adresën e rrugës, numrin e telefonit, orarin e punës dhe komentet e klientëve.

  • Merrni udhëzime për pikën e nisjes: Kur nisni udhëzimet për ecjen në këmbë te Maps, iPhone ju drejton në drejtimin e pikës së nisjes duke përdorur tingujt dhe reagimin me prekje.

Leximi i dokumenteve PDF

Në aplikacionet Books dhe Files , mund të përdorni VoiceOver për leximin e dokumenteve PDF. VoiceOver përshkruan edhe informacione të detajuara, si p.sh. formularët, tabelat dhe listat.

Kryerja dhe marrja e telefonatave

Në aplikacionin Phone , mund të përdorni VoiceOver për kryerjen dhe marrjen e telefonatave.

  • Përgjigjja ose përfundimi i një thirrjeje: Prekni ekranin dy herë me dy gishta.

    Kur një telefonatë lidhet me VoiceOver aktiv, sipas parazgjedhjes ekrani afishon tastierën numerike në vend që të tregojë opsionet e thirrjes.

  • Afishimi i opsioneve të thirrjes: Zgjidhni butonin Hide në këndin e poshtëm djathtas, pastaj prekni dy herë.

  • Afishimi sërish i tastierës numerike: Zgjidhni butonin Keypad pranë qendrës së ekranit, pastaj prekni dy herë.

Shkurtimi i regjistrimeve të memove zanore

Në aplikacionin Voice Memos , mund të përdorni VoiceOver për redaktimin e regjsitrimeve.

  1. Zgjidhni regjistrimin që dëshironi të shkurtoni dhe më pas prekni dy herë.

  2. Zgjidhni butonin More Actions, pastaj prekni dy herë.

  3. Zgjidhni Edit Recording dhe më pas prekni dy herë.

  4. Zgjidhni butonin Trim, pastaj prekni dy herë.

  5. Tek Waveform Overview, zgjidhni Trim Beginning ose Trim End, pastaj rrëshqitni lart ose poshtë për të rregulluar kohën e fillimit ose të mbarimit.

  6. Zgjidhni Trim dhe më pas prekni dy herë.

  7. Zgjidhni Save dhe më pas prekni dy herë.

  8. Zgjidhni Done dhe më pas prekni dy herë.

Lexoni ekuacionet matematikore

VoiceOver mund të lexojë ekuacione matematikore në ueb (të koduara me MathML) dhe në aplikacionet e mbështetura të Apple si p.sh. Numbers dhe Keynote.

  • Dëgjimi i një ekuacioni: Caktoni që VoiceOver të lexojë tekst si zakonisht. VoiceOver thotë “math” përpara se të fillojë të lexojë një ekuacion.

  • Eksplorimi i ekuacionit: Prekni dy herë ekuacionin e përzgjedhur për ta shfaqur në ekran të plotë dhe lëvizni përmes elementëve të tij një nga një. Rrëshqitni majtas ose djathtas për të lexuar elementët e ekuacionit. Përdorni rotorin për të zgjedhur Symbols, Small Expressions, Medium Expressions ose Large Expressions, pastaj rrëshqitni lart ose poshtë për të dëgjuar elementin e radhës të asaj madhësie. Mund të vazhdoni të prekni dy herë elementin e përzgjedhur për të shkuar më në thellësi të ekuacionit për t'u fokusuar në elementin e zgjedhur, pastaj rrëshqitni majtas ose djathtas, lart ose poshtë për të lexuar pjesët një nga një.

Ekuacionet që thuhen me VoiceOver mund të dalin gjithashtu në një pajisje Braille duke përdorur kodin Nemeth Code, si edhe kodet që përdoren nga Braille në anglishte të unifikuar, anglishte britanike, frëngjisht dhe greqisht. Shikoni Përdorimi i një ekrani Braille me VoiceOver në iPhone.

Përdorimi i VoiceOver Recognition në ueb ose në aplikacione pa informacionet e qasshmërisë

E rëndësishme: VoiceOver Recognition nuk duhet të mbështetet në rrethanat kur mund të dëmtoheni ose lëndoheni, në situata me rrezik të lartë, për navigimin ose për diagnostikimin ose trajtimin e ndonjë problemi mjekësor.

  1. Shkoni te Settings  > Accessibility > VoiceOver > VoiceOver Recognition.

  2. Aktivizoni një nga më poshtë:

    • Image Descriptions: Merrni përshkrimet e imazheve në aplikacione dhe në ueb.

    • Screen Recognition: Merrni përshkrimet e elementeve të ekranit në aplikacione.

    • Text Recognition: Merrni përshkrimet e tekstit të gjetur në imazhe.

  3. Prekni Feedback Style, pastaj zgjidhni Speak, Play Sound ose Do Nothing.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.