Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndani kohën e përllogaritur të mbërritjes (ETA) te Maps në iPhone

Mund të ndani kohën tuaj të përllogaritur të mbërritjes (ETA) ndërsa ndiqni udhëzimet e lëvizjes me makinë, në këmbë dhe me biçikletë në aplikacionin Maps .

Siri: Thoni diçka si: “Share my ETA.” Mësoni si të përdorni Siri.

Ose pa përdorur Siri, kryeni si më poshtë:

  1. Prekni kartën e itinerarit në pjesën e poshtme të ekranit, pastaj prekni Share ETA.

  2. Zgjidhni një a më shumë kontakte të sugjeruara ose prekni Open Contacts, për të gjetur një kontakt.

Mund të shtoni po ashtu një vendndodhje te Favorites dhe më pas të zgjidhni një kontakt për të marrë automatikisht kohën tuaj të përllogaritur të mbërritjes sa herë që filloni navigimin kthesë pas kthese për në atë vendndodhje.

Për të çaktivizuar Share ETA, shkoni te Settings  > Maps.

Për të ndaluar dërgimin e informacioneve të kohës së përllogaritur të mbërritjes, prekni Sharing në fund të ekranit dhe më pas prekni një emër.

Ata që përdorin pajisje me iOS 13.1 ose iPadOS 13.1 e lart marrin njoftim të Maps me kohën tuaj të parashikuar të mbërritjes dhe mund t'jua gjurmojnë ecurinë te Maps. Ata që përdorin pajisje me versione më të hershme e marrin njoftimin përmes iMessage. Ata që përdorin pajisje të tjera portative marrin një mesazh SMS.

Shënim: Mund të ketë tarifat standarde të operatorit telefonik për internetin dhe SMS-të.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.