Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndryshimi i cilësimeve të aplikacionit Apple TV në iPhone

Mund t’i rregulloni cilësimet e transmetimit dhe të shkarkimit për aplikacionin Apple TV . Mund të ndryshoni po ashtu se si e përdor aplikacioni Apple TV historinë tuaj të shikimit për të siguruar rekomandime të personalizuara.

Ndryshimi i opsioneve të transmetimit dhe të shkarkimit

  1. Shkoni te Settings  > TV.

  2. Zgjedhja e opsioneve të transmetimit:

    • Përdorni Cellular Data: Çaktiviz ojeni për të kufizuar transmetimin në lidhjet Wi-Fi.

    • Cellular: Zgjidhni High Quality ose Automatic.

    • Wi-Fi: Zgjidhni High Quality ose Data Saver.

      High Quality kërkon lidhje të shpejtë interneti dhe përdor më shumë të dhëna.

  3. Zgjedhja e opsioneve të shkarkimit:

    • Përdorni Cellular Data: Çaktivizojeni për të kufizuar shkarkimet në lidhjet Wi-Fi.

    • Cellular: Zgjidhni High Quality ose Fast Downloads.

    • Wi-Fi: Zgjidhni High Quality ose Fast Downloads.

      High Quality ka shkarkime më të ulëta dhe përdor më shumë të dhëna.

    • Languages: Zgjidhni një gjuhë. Çdo gjuhë audio e shtuar rrit madhësinë e shkarkimit. Për të hequr një gjuhë, rrëshqitni majtas mbi gjuhën që dëshironi të hiqni, pastaj prekni Delete.

      Gjuha standarde është gjuha e parë e shtetit apo e rajonit tuaj. Nëse keni aktivizuar Audio Descriptions te Settings > Accessibility, shkarkohen edhe përshkrimet zanore.

Përdorimi ose pastrimi i historisë së shikimit

Si parazgjedhje, ajo që shikoni në iPhone ka ndikim te rekomandimet tuaja të personalizuara dhe radha Up Next në të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me Apple ID.

Mund të kryeni një nga më poshtë:

  • Pastrimi i historisë së shikimit: Prekni Watch Now, prekni fotografinë ose inicialet tuaja në krye djathtas dhe më pas prekni Clear Play History.

  • Çaktivizoni veçoritë e personalizimit bnazuar në historinë e shikimit: Shkoni te Settings  > TV dhe më pas çaktivizoni Use Play History.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.