Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shënimet në libra në aplikacionin Books në iPhone

Mund të theksoni, të nënvizoni ose të mbani shënime kur lexoni libra në aplikacionin Books .

Një faqe e një libri në aplikacionin Books, me një pjesë të tekstit të faqes të zgjedhur. Kontrollet Copy, Highlight dhe Add Note janë mbi tekstin e zgjedhur.

Theksimi ose nënvizimi i tekstit

  1. Prekni dhe mbani një fjalë, pastaj lëvizni pikat e kapjes për të rregulluar përzgjedhjen.

  2. Prekni Highlight.

    Për të ndryshuar ngjyrën e theksimit ose për të kaluar te nënvizimi, prekni tekstin, më pas prekni Highlight dhe më pas prekni një opsion.

    Për të hequr një theksim apo nënvizim, prekni tekstin, pastaj prekni Remove.

Për të parë të gjitha theksimet, prekni faqen, prekni butonin Menu, prekni Bookmarks & Highlights dhe më pas prekni Highlights.

Shtimi i një shënimi

  1. Prekni dhe mbani një fjalë, pastaj lëvizni pikat e kapjes për të rregulluar përzgjedhjen.

  2. Prekni Add Note, futni tekstin dhe më pas prekni Done.

    Teksti i zgjedhur do të theksohet.

    Për të hequr një shënim, prekni tekstin dhe më pas prekni Remove. Shënimi dhe theksimi do të hiqen.

Për të parë të gjitha shënimet, prekni faqen, prekni butonin Menu, prekni Bookmarks & Highlights dhe më pas prekni Highlights.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.