Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ruajtja e një drafti te Mail në iPhone

Në aplikacionin Mail , mund të ruani një draft për ta përfunduar më vonë, ose të shihni emailet ekzistuese kur po shkruani një të ri.

Ruajtja për më vonë e një drafti

Nëse po shkruani një email dhe dëshironi ta përfundoni më vonë, prekni Cancel, pastaj prekni Save Draft.

Për të vazhduar punën me një email të ruajtur si draft, prekni dhe mbani butonin Compose, pastaj zgjidhni një draft.

Mund dhe të rrëshqisni poshtë në shiritin e titullit të një emaili që po shkruani për ta ruajtur për më vonë. Kur të jeni gati për t'u kthyer tek emaili juaj, prekini titullin në fund të ekranit.

Këshillë: Nëse keni një Mac me OS X 10.10 ose versione të mëvonshme, mund t'i kaloni emailet e papërfunduara mes iPhone dhe Mac. Shikoni Kalimi i detyrave midis pajisjeve mes iPhone dhe pajisjeve të tjera.

Shfaqja e emaileve draft nga të gjitha llogaritë tuaja

Nëse keni më shumë se një llogari emaili, mund të shfaqni drafte emaili nga të gjitha llogaritë tuaja.

  1. Prekni butonin Back në këndin lart majtas për të shikuar kutitë postare.

  2. Prekni Edit në krye të listës.

  3. Prekni Add Mailbox, pastaj aktivizoni kutinë postare All Drafts.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.