Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Monitorimi i kohës para ekranit në iPhone

Mund të përdorni Screen Time për të marrë informacione se si ju dhe anëtarët e familjes tuaj e kaloni kohën në pajisjet tuaja - cilat aplikacione dhe sajte uebi përdorni, sa shpesh e merrni pajisjen tuaj dhe më shumë. Këtë informacion mund ta përdorni për t'ju ndihmuar të merrni vendime për administrimin e kohës që shpenzoni me pajisjet. Mund të planifikoni po ashtu kohën larg ekranit, të vendosni kufij kohorë për përdorimin e aplikacioneve dhe më shumë.

Aktivizo Screen Time

Para se të shikoni përdorimin e aplikacioneve dhe pajisjes suaj, duhet të aktivizoni Screen Time.

  1. Shkoni te Settings  > Screen Time.

  2. Prekni Turn On Screen Time dhe më pas prekni Continue.

  3. Prekni This is My iPhone nëse po konfiguroni Screen Time për veten tuaj në iPhone.

    Nëse po konfiguroni Screen Time për fëmijën tuaj (ose një anëtar të familjes), prekni This is My Child’s iPhone.

  4. Për ta përdorur Screen Time në të gjitha pajisjet tuaja të Apple, lëvizni poshtë dhe më aktivizoni Share Across Devices.

Nëse keni konfiguruar Family Sharing, mund të aktivizoni Screen Time për një anëtar të familjes përmes Family Sharing në pajisjen tuaj. Shikoni Konfigurimi i kontrolleve prindërore me Family Sharing në iPhone.

Shikimi i raportit të Screen Time

Pasi të aktivizoni Screen Time, mund të shikoni një raport të përdorimit të pajisjes suaj me informacione që përfshijnë sa kohë shpenzoni duke përdorur lloje të caktuara të aplikacioneve, sa shpesh e merrni iPhone dhe pajisje të tjera, cilat aplikacione ju dërgojnë më shumë njoftime dhe më shumë.

  1. Shkoni te Settings  > Screen Time.

  2. Prekni See All Activity, më pas prekni Week për të parë një përmbledhje të përdorimit tuaj javor, ose prekni Day për të parë një përmbledhje të përdorimit tuaj të përditshëm.

    Një raport javor i Screen Time, që tregon kohëzgjatjen e shpenzuar gjithsej në aplikacione, sipas kategorisë dhe sipas aplikacionit.

Përdorni miniaplikacionin Screen Time për të kontrolluar përdorimin e pajisjes suaj me një shikim

Për të monitoruar përdorimin e pajisjes suaj nga Home Screen, mund të shtoni një miniaplikacion në Home Screen për Screen Time. Miniaplikacioni shfaq informacione nga përmbledhja e Screen Time - sa më i madh miniaplikacioni i shtuar, aq më shumë informacione shfaqen. Mund ta kontrolloni me shpejtësi përdorimin e pajisjes suaj duke shikuar miniaplikacionin.

Nëse e konfiguroni Screen Time për anëtarët e familjes përmes Family Sharing, mund të prekni miniaplikacionin për të parë një listë të njerëzve në grupin tuaj të familjes. Prekni emrin e një anëtari të familjes raportin e të cilit dëshironi të shikoni.

Përdorni Screen Time në të gjitha pajisjet tuaja

Për të ndarë cilësimet tuaja të Screen Time dhe raportet nëpër të gjitha pajisjet tuaja, sigurohuni që të jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID në çdo pajisje dhe Share Across Devices të jetë aktivizuar.

  1. Shkoni te Settings  > Screen Time.

  2. Lëvizni poshtë dhe më pas aktivizoni Share Across Devices.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.