Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Çiftimi i Magic Keyboard me iPhone

Mund të përdorni Magic Keyboard, duke përfshirë Magic Keyboard me Numeric Keypad, për të futur tekst në telefonin tuaj iPhone. Magic Keyboard lidhet me iPhone duke përdorur Bluetooth.

Çiftimi i Magic Keyboard

  1. Sigurohuni që tastiera është e ndezur dhe e karikuar.

  2. Në iPhone, shkoni te Settings  > Bluetooth, pastaj aktivizoni Bluetooth.

  3. Zgjidhni pajisjen kur shfaqet në listën Other Devices.

Shënim: Nëse Magic Keyboard është tanimë e çiftuar me një pajisje tjetër, duhet ta shçiftoni përpara se të mund ta lidhni Magic Keyboard me iPhone. Kryeni një nga më poshtë:

  • Në iPhone, iPad ose iPod touch: Shikoni Shçiftimi i një pajisjeje me Bluetooth.

  • Në macOS Ventura: Zgjidhni menynë e Apple  > System Settings, klikoni te Bluetooth në shiritin anësor, klikoni me Control te pajisja dhe më pas zgjidhni Forget.

  • Në macOS 12.5 ose versione më të hershme: Zgjidhni menynë e Apple > System Preferences, klikoni te Bluetooth, klikoni me tastin Control tek emri i pajisjes dhe më pas klikoni te Remove.

Rilidhja e Magic Keyboard me iPhone

Magic Keyboard shkëputet kur e kaloni në Off çelësin e saj ose kur e lëvizni atë ose iPhone jashtë rrezes së Bluetooth - rreth 10 metra (33 ft).

Për ta rilidhur, kalojeni çelësin e tastierës në On ose silleni tastierën dhe iPhone brenda rrezes, pastaj prekni një tast çfarëdo.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.