Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shfaqja e aktiviteteve në Dynamic Island në iPhone

Në iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, mund të kontrolloni sinjalizimet dhe aktivitetin aktual në progres, si p.sh. muzikën që po luhet, kohëmatësin, një lidhje të AirDrop dhe udhëzimet nga Maps, në Dynamic Island në ekranin Home Screen ose në një aplikacion. Dynamic Island shfaqet kur telefoni iPhone është i shkyçur.

Ekrani Home Screen i telefonit iPhone 14 që shfaq një regjistrim të Voice Memos në Dynamic Island.

Ju mund të bëni secilën nga sa më poshtë në Dynamic Island:

  • Zgjeroni aktivitetin për të parë më shumë detaje: Prekni dhe mbani aktivitetin ose rrëshqitni nga qendra në anën e djathtë ose të majtë.

  • Palosni aktivitetin për ta zvogëluar Dynamic Island: Rrëshqitni nga ana e djathtë ose e majtë drejt qendrës.

  • Ndërroni midis dy aktiviteteve: Rrëshqitni nga njëra anë ose nga tjetra.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.