Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Bëni turne me Flyover në Maps në iPhone

Në aplikacionin Maps , mund të fluturoni mbi pikat e referimit dhe qytetet më të mëdha të botës. Pikat turistike Flyover identifikohen nga butoni Flyover në kartat e tyre të vendit.

Një imazh 3D nga qielli që shikon drejt urës Golden Gate.

Shikimi i një qyteti ose pike referimi nga lart

  1. Përdorni butonin në pjesën e sipërme djathtas për të zgjedhur një hartë përveç Transit.

  2. Prekni emrin e një qyteti ose emrin e një pike referimi.

  3. Prekni Flyover në kartën e vendit.

    Për disa pika referimi, nëse Flyover nuk shfaqet në kartën e vendit, prekni butonin More dhe më pas prekni Flyover.

  4. Kryeni një nga më poshtë:

    • Ndryshimi i drejtimit të shikimit: Drejtoni ose anoni iPhone në drejtimin që dëshironi të shikoni.

    • Lëvizja rrotull: Tërhiqni një gisht në çfarëdo drejtimi. Për të rrotulluar perspektivën, prekni e mbani ekranin me një gisht, pastaj vazhdoni ta mbani në një vend ndërkohë që tërhiqni një gisht tjetër rrotull tij.

    • Shikimi i një turneu 3D nga ajri: Prekni Start Tour ose Start City Tour në kartën në pjesën e poshtme të ekranit. (Nëse karta nuk shfaqet, prekni diku në ekran.)

  5. Për t’u kthyer te harta, prekni butonin Close. (Prekni diku në ekran nëse butoni Close nuk shfaqet.)

Për një listë të sajteve me Flyover, shikoni sajtin e uebit për disponueshmërinë e funksioneve për iOS dhe iPadOS.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.