Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Gjeni receta dhe artikuj për ushqimet në Apple News+ në iPhone

Në iOS 18.4 ose version më të ri, abonentët e Apple News+ mund të gjejnë përmbajtje të përzgjedhura dhe të personalizuara për ushqimet, duke përfshirë një katalog të madh me receta me veçori si lista ndërvepruese përbërësish dhe kohëmatës të lehtë për të filluar.

Një recetë në Apple News+ me butona për Recipe Catalog dhe Saved Recipes.

Shënim: Apple News, Apple News+ dhe veçoritë për ushqimet nuk janë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet.

Kërkoni dhe filtroni recetat

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Prekni Following në fund të ekranit, prekni Food dhe më pas lëvizni poshtë për të parë historitë dhe recetat.

    Sa më shumë përmbajtje për ushqimet dhe receta që të lexoni, aq më të personalizuara janë rekomandimet për ju.

  3. Prekni Recipe Catalog në krye të furnizimit ose butonin Recipe Catalog në këndin e sipërm djathtas, më pas bëni një nga sa vijon:

    • Kërkoni sipas titullit të recetës, përbërësit ose fjalës kyçe: Prekni fushën e kërkimit, futni një term dhe më pas prekni Search.

    • Filtroni sipas kategorisë. Prekni një kategori, si p.sh. Vegetarian.

    • Shtoni dhe kombinoni filtrat: Prekni butonin Filter, prekni një filtër dhe më pas prekni Apply.

    • Hiqni një filtër: Prekni butonin Remove.

Kërkimi i recetave në Apple News+.

Ruani një recetë

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Prekni Following në fund të ekranit, prekni Food dhe më pas lëvizni poshtë për të shfletuar recetat ose kërkoni dhe filtroni recetat.

  3. Kryeni një nga më poshtë:

    • Kur shfletopni ose shikoni rezultatet e kërkimit: Prekni dhe mbani shtypur imazhin e një recete dhe më pas prekni Save Recipe.

    • Kur receta është e hapur: Prekni Save.

  4. Për të shikuar përsëri recetaqt e ruajtura, prekni Saved Recipes në listën Following ose në furnizimin Food, ose prekni butonin Saved Recipes në Recipe Catalog.

Për të hequr një recetë nga recetat e ruajtura, prekni dhe mbani shtypur recetën dhe më pas prekni Unsave Recipe.

Përgatitni një recetë

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Prekni një fotografi për ta hapur. Ose, kur lexoni një histori për ushqimet, prekni Recipe në fund djathtas. Nëse historia ka disa receta, prekni Recipes dhe më pas prekni recetën që dëshironi të përgatitni.

  3. Lëvizni për të shikuar përbërësit dhe udhëzimet për recetën dhe më pas prekni Ingredients ose Directions pranë kreut të ekranit për të kaluar mes tyre.

  4. Për t’u fokusuar tek udhëzimet, prekni Cook.

    Hapat shfaqen në fonte më të mëdha dhe ekrani qëndron aktiv kur përgatitni recetën.

    Mund të filloni një kohëmatës gatimi kur një recetë rekomandon një kohëzgjatje (të theksuar me ngjyra) - p.sh. kohën e nevojshme për të skuqur qepët ose për të lënë një tortë të formohet. Prekni butonin Timer, rrëshqitni lart ose poshtë për të rregulluar kohën dhe më pas prekni Start.

Këshillë: Kur shikoni udhëzimet, mund të prekni një përbërës për të shikuar sa është përdorur në recetë, pa u kthyer te lista e përbërësve. Kur shikoni përbërësit, mund të ndiqni se çfarë keni përgatitur ose përdorur tashmë duke trokitur mbi ta.

Shënim: Për t'u siguruar që mund të keni akses te furnizimi Food, Recipe Catalog dhe Saved Recipes kur jeni në modalitetin Offline Mode, kur jeni në linjë, shkoni te Settings > Apps > News, prekni Automatic Downloads (nën News+ Offline Mode) dhe më pas aktivizoni Food & Recipes.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.