Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Matja e gjatësisë së një personi me iPhone

modelet e mbështetura, mund të matni në çast gjatësinë e një personi nga dyshemeja deri te pjesa e sipërme e kokës, flokët ose kapela e tij. (Mund dhe të matni lartësinë e një personi të ulur.)

Gjatësia e një personi që matet në aplikacionin Measure, me matjen e gjatësisë që shfaqet mbi kokën e personit. Butoni Take Picture është aktiv në këndin e poshtëm djathtas për nxjerrjen e një fotografie të matjes. Treguesi në ngjyrë jeshile Camera In Use shfaqet në pjesën e sipërme.
  1. Shkoni tek aplikacioni Measure (në dosjen Utilities) në iPhone.

  2. Pozicionojeni iPhone në mënyrë të tillë që personi që doni të matni të shfaqet në ekran nga koka te këmbët.

    Pas pak, një vijë shfaqet mbi kokën e personit (ose te flokët, kapela) me matjen e gjatësisë që shfaqet pikërisht nën këtë vijë.

  3. Për të nxjerrë një fotografi të matjeve tuaja, prekni butonin Take Picture.

  4. Për ta ruajtur fotografinë, prekni pamjen e ekranit në këndin poshtë majtas, prekni Done dhe më pas zgjidhni Save to Photos ose Save to Files.

    Mund të keni akses dhe të ndani me lehtësi imazhin e matjes së një personi nga Photos ose Files në iPhone kur të dëshironi.

Për të nxjerrë përsëri matjen, largojeni iPhone për një moment për të rivendosur gjatësinë.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.